E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Sotir Nini me shau, doja ta godisja"

Sulmuesit te Romes, malazezit Mirko Vucinic i ka "djegur" shume humbja dhe njekohesisht eliminimi nga Liga e Evropes prej skuadres greke te Panathinaikosit, dy here 3-2. Pervec humbjes dhe eleminimit, sulmuesi nuk arrin te kaloje edhe nje episod tensioni me lojtarin me origjine shqiptare, Sotir Nini. Mesfushori i Panathinaikosit ka pasur nje konflikt verbal ne fushen e lojes me lojtarin malazez, duke i thene "bir k...". Kete episod e ka rrefyer vete Vucinic, i cili refuzoi t'i shtrengonte doren kundershtarit ne fund te ndeshjes. "Kjo gje me dha shume bezdi dhe e ndoqa per ta goditur. Nuk ndodhi asgje, pasi kaloi vetem me ngritje zeri", tha lojtari i Romes. Nje nga heronjte e ndeshjes se kthimit ne Itali ishte pikerisht shqiptari Nini, qe fitoi nje penallti dhe shenoi nje gol me vlera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›