Hamza: BQK-ja njëra nga mundësitë e ardhshme

Bedri Hamza, nga sot më nuk do të jetë ministër i financave. Ai në një konferencë për media ka bërë të ditur se ka ofruar dorëheqjen e tij dhe të njëjtën ia ka miratuar edhe shefi i ekzekutivit, Hashim Thaçi.
Hamza ne konferencën e fundit me gazetarë i ka dhënë edhe disa arsye të kësaj dorëheqjen. Ai ka thënë se arsyet kryesore janë çështje e ngritjes në karrierë dhe çështjeve personale.
Por, Hamza nuk ka përjashtuar edhe mundësinë që gjatë kësaj jave të aplikojë edhe për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore.
“Ende nuk kam aplikuar. Konkursi është i hapur edhe një javë. Gjate kësaj kohe do te vendosi definitivisht për këtë çështje”, ka thënë Hamza./Indeksonline/