Daçiq: Nuk do të provokojmë konflikte

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq pret nga ministri i Drejtësisë që ta njoftojë për atë se kur skadojnë afatet për heqjen e përmendores në qendër ë Preshevës dhe për masat që Ministria e Drejtësisë i ka ndërmarrë që policia ta kryej punën e vet nëse përmendorja nuk do të hiqet.
Daçiq ka theksuar se shteti i Serbisë nuk do të provokojë konflikte, por gjithashtu nuk do të lejojë as provokime të hapura, duke aluduar siç ka thënë në kërcënimet e njësive të shpërbëra të shqiptarëve në jug të Serbisë – ANA, por edhe të JSO (Njësive për operacione speciale) të Serbisë (të shpërbëra pas vrasjes së kryeministrit Gjingjiq në pranverën e vitit 2003), dhe ka shtuar se çdo durim e ka kufirin, pra edhe ky sidomos kur përcillet me kërcënime të njësive të çmobilizuara, transmeton rtk.
Daçiq ka rikujtuar se në jug të Serbisë ka mbi 20 përmendore të ngjashme, por ata gjenden pranë rrugës ose në varreza dhe vetëm në Preshevë ajo është vendosur në sipërfaqen publike, përpara komunës në qendër të qytetit.
”A është e lejueshme që kështu të provokohet shteti i Serbisë. Nuk mundët në Nju Jork të vendoset përmendorja e Al Kaidës, prandaj nuk mundet as në Serbi një përmendore e tillë”, u ka thënë kryeministri gazetarëve në Beograd.
Ai e ka përsëritur se do të ishte më mirë që shqiptarët në jug të Serbisë atë përmendore ta transferojnë vetë në ndonjë lokalitet tjetër dhe e gjithë kjo të futët në rrjedha ligjore, por ka vu në duke se ata këtë nuk po e dëshirojnë./Indeksonline/