Han: Progresi i Shqiperise, fale meje
Sipas trajnerit te ekipit tone kombetar, ne federaten holandeze jane te gjithe kunder tij
Holandezi Ari Han, eshte shprehur per mediet holandeze se suksesi me i fundit i ekipit tone kombetar ka ardhur si rrjedhoje e punes se tij. Si fakt i marre, per te treguar ngritjen e Shqiperise, ka sherbyer renditja e fundit e kombetares se Shqiperise. Ne tre muajt e fundit ajo ndryshoi dhe shkoi nga vendi i 102-te, ne te 83-in (aktualisht jemi ne vend te 86-te). Ari Han eshte shprehur se ai ka luajtur rolin me te madh ne kete drejtim. Sipas Ari Han, po te mos ishte ne krye te kuqezinjve, "vendi i vogel ballkanik" sipas etiketimit qe na eshte bere ne Holande, nuk do te kishte ecur kaq shume para. "Jo, nuk eshte nje koecidence ajo qe ka ndodhur me ekipin kombetar te Shqiperise, qe kur e mora une ne dore drejtimin e ketij ekipi," - shprehet Ari Han, duke iu referuar edhe renditjes se fundit te FIFA-s. "Per te vleresuar me drejt, shihni po te doni edhe te shkuaren time. Kudo kam ecur shume mire me ekipet qe kam drejtuar. Me Anderlektin u shpalla kampion i ketij vendi, me Standart Liezhin fitova kupen e Belgjikes. Madje kudo kam drejtuar neper Evrope, kam qene trajner i suksesshem. Vetem me dy ekipe nuk kam pasur nje ecuri te mire. Mos duhet te fitoja edhe Kupen e Botes me kombetaren e Kines,' - thote Ari Han. "Por kjo eshte dicka qe nuk mund te arrihet." Duke iu referuar trajnerit Ari Han, nuk duhet te perqendrohet vemendja vetem ne rezultate, si gjate punes ne nje klub, apo ne nje ekipi kombetar, pasi edhe koha eshte mjaft e rendesishme. "Ekipet qe kam drejtuar kane dale pothuajse kampione, vetem ne nje kohe te shkurter, pasi kam lene drejtimin e tyre. Shihni kur kam drejtuar Fejnordin, Anderlektin dhe Shtutgartin. Keto klube jane shpallur dikur kampione, vetem pak kohe pasi jam larguar une nga drejtimi i tyre."'
Aranit Muraci