E Diel, 1 Nëntor 2026

Jakshic: Nuk do te njohim EULEX, por UNMIK

Serbet lokale te mbledhur ne te ashtuquajturin Kuvend i Komunave Serbe te Kosoves, kane marre nje qendrim ndaj vendosjes se EULEX-it. Kryetari i ketij Kuvendi, Marko Jakshic, deklaroi se i vetmi partner per ta mbetet UNMIK-u. "Sa i perket EULEX-it, ne ndaj tyre nuk do te perdorim kurrfare dhune, por me ta as nuk do te bashkepunojme, pra do t'i injorojme. Do te thote, perfundim i Kuvendit te Komunave Serbe eshte qendrimi unik se UNMIK-u mbetet misioni i vetem i vlefshem ne territorin e Kosoves", tha Jakshic, i cili ka shtuar se nuk do te kundershtojne me force pranine e EULEX-it ne veri. "Nese ata vendosin te shtrihen ne veri, ne nuk do rrihemi me ta, por as nuk do shoqerohemi me ta. Pra, nuk do ushtrojme dhune ndaj tyre", tha Jakshic.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›