Limdal: EULEX, ne diten e pare dhe ne veri
Zyrtare te misionit evropian per drejtesi dhe polici, EULEX, thone se shtrirja e misionit ne te gjithe Kosoven do te filloje zyrtarisht me 9 dhjetor. Zedhenesja e EULEX-it, Karin Limdal, deklaroi se misioni qe ne diten e pare do te kete prani edhe ne veriun e Kosoves. Ajo tha se, fillimisht, misioni ne veri do te kishte nje numer me te vogel te pjesetareve te tij, te vendosur ne gjashte stacione policore dhe ne Gjykaten ne veri. Limdal tha se shpreson ne perkrahjen e qytetareve te Kosoves, pas periudhes se gjate te paqartesise rreth misionit. Pritet qe te enjten te merret nje qendrim i Bashkesise se Komunave Serbe ndaj EULEX-it, ne nje takim ne veri te Mitrovices.