E Shtunë, 31 Tetor 2026

Han, me 26 prill do te ndjeke derbin Tirana-Partizani

Pas udhetimit te kesaj fundjave drejt Ukraines, ku do te jete i ftuari special i derbit shqiptar mes Vorskles dhe Krivbasit, trajneri i perfaqesueses kuqezi, Ari Han, do te ndryshoje kurs drejt Tiranes, per te ndjekur nga afer nje tjeter takim, kesaj here te kampionatit shqiptar, derbin mes Tiranes dhe Partizanit. Natyrisht, nese ne ndeshjen e pare holandezi i stolit kuqezi do te shikoje pjesetare te kuqezinjve dhe te tjere te gatshem per nje vend, ne ndeshjen e dyte, ai do te perpiqet te shohe ndonje element me vlere, pasi sanksioni i dhene FSHF-se nga FIFA e UEFA, nuk e lejoi trajnerin te ndiqte ne takime miqesore elementet e kampionatin shqiptar. Kesaj radhe, vec te zakonshmeve Duro apo Hyka, qe luajne me fanellen bardheblu, jane edhe disa lojtare te Partizanit, si Bakaj, Shkembi, Dhembi, Osmani etj. Ne Ukraine, Han do te ndjeke nga prane formen e disa lojtareve, si Dallku, Curri, Hidi, por edhe Bulkun e Bylykbashin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›