Fyerje raciste ndaj Lorik Canes
Jeton Selimi
Ndodh edhe keshtu! Per Lorik Canen nuk eshte hera e pare qe perballet me sharje raciste (kete gje e ka provuar edhe me pare edhe nga trajneri i Bastijes, Fransua Sikolini, i cili reagoi duke ofenduar Canen nga kombesia e tij. Me pas, trajneri iu nenshtrua nje sere sanksionesh nga Federata Franceze e Futbollit). Gjithcka ka ndodhur ne perfundim te ndeshjes Metz-Marseje 1-2, takim qe u fitua me veshtiresi nga skuadra e Canes. Kur skuadrat po i drejtoheshin dhomave te zhveshjes, nje tifoz i Metzit, i revoltuar per humbjen qe nderlikon pozitat e ekipit ne renditje, e ka zene me kapitenin e Marsejes, pikerisht Lorik Canen, duke i vershuar nje lume te sharash raciste kunder. Situata ka sjelle peshtjellim ne stadium, por tifozi eshte arrestuar menjehere nga forcat e rendit dhe i ka pranuar te gjitha akuzat. Ai do te dale ne gjyq me daten 14 gusht, me akuzen "e dhunes te vullnetshme, fyerje publike me karakter racial, si dhe ofendim perballe nje publiku te madh dhe ne moshe te ndryshme". Nga ana e Lorikut nuk ka asnje koment per ngjarjen, sepse lojtari ka preferuar t'ia lere ne dore gjithcka policise dhe rrugeve te gjyqesorit. Megjithate, ne France nuk eshte rasti i pare ky qe nje tifoz do te perballet me akuzen e fyerjeve raciste dhe reagimit me force ndaj arrestimit. Me pare, te njejten situate e ka vuajtur marokeni Abdeslam Ouadou, kapiteni i Valensienes. Tifozi do te dale ne gjyq me 13 maj. Ndersa per agresorin e Canes ndryshon puna. Ai rrezikon burgim per nje afat kohor prej gjashte muajsh, 22500 euro gjobe, si dhe perjashtim nga te gjitha stadiumet per nje periudhe pesevjecare. Pas arrestimit te tij dhe berjen te ditura te akuzave, tifozi u la ne arrest te lire. Ne France, rasti i perseritur ne pak kohe i fyerjeve me permbajtje raciste ne stadiume ka shqetesuar pa mase autoritetet me te larta te futbollit ne kete vend, te cilat, edhe pse kane aplikuar nje sere masash te rrepta per parandalimin e fenomeneve te tilla te turpshme, serish verejne se tifozet vendes ende nuk po arrijne ta eliminojne teresisht fenomenin e racizmit nga koret e tyre.
Trajneri-Canes: Je nje shqiptar m...!
Me 2 mars te vitit 2005, ish-trajneri i Bastijes, Fransua Sikolini, beri te shpertheje nje skandal ne France, pas ofendimit racist qe i beri Lorik Canes, kur ky i fundit nderhyri ndaj mbrojtesit vendes Konombo. "Je nje shqiptar m... i ndyre", ishte fraza e leshuar nga trajneri Sikolini, ne adrese te Canes. Me pas, trajneri kerkoi falje publike: "Une u sqarova me Canen, pasi ne ate situate u rrembeva. Dola si nje idiot", pati thene Sikolini, menjehere pas ndodhise.