E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani ne ankth: titulli po vishet me miliona

Jeton Selimi

Per skuadren e Partizanit, e dyta ne renditjen e pergjithshme te kampionatit, akuzat dhe kunderakuzat e ndeshjeve te fundit kane ngritur nje tis te rende dyshimi rreth pastertise se kampionatit. Ata te gjithe jane te bindur se nen krahet e tyre po vlojne pazare dhe marreveshje, te cilat do ta menjanojne skuadren e kuqe nga titulli kampion. Vete lojtaret, apo edhe drejtuesit, e kane te ndalur ta shprehin kete, megjithate nuk mungojne as guximtaret, qe situaten e etiketojne si qesharake. "Ne fakt, te vjen zor qe punet po shkojne ne kete menyre. Mua me intereson te behet vetem loje e ndershme. Per sa me perket, Partizani ka me se te merret dhe nuk do te diskutojme ata qe bejne te tjeret. Kemi disa ndeshje perpara. Objektivi yne eshte t'i fitojme te gjitha dhe me pas te cojme lart titullin kampion", deklaron mesfushori i te kuqve, korcari Blendi Shkembi. Por ne linje me fantazistin, jane shume lojtare te tjere, perfshi edhe trajnerin Hasan Lika, i cili ne perfundim te ndeshjes me Shkumbini, u kerkoi te gjitheve te mos cuditeshin nga asnje rezultat. Ne fakt, deklarata e Likes, edhe pse kerkonte te ulte ne maksimum aludimet rreth kampionatit, nuk beri gje tjeter vecse i ndezi ato. Nderkohe, ne kampin e kuq askush nuk guxon te mendoje se si do te shkoje kampionati, pavaresisht deshires se madhe per triumfin perfundimtar. Titulli eshte veshur me nje tis misteri, sidomos pas ndeshjeve te Kupes se Shqiperise, ku Dinamo e Vllaznia u vune ne banken e te akuzuarve per marreveshje mes tyre. Nuk ka asgje qe mund te provoje dyshimet, por realisht, nje marreveshje mes ketyre dy klubeve, do te ishin nje dem i madh per Partizanin, pasi Dinamo udheton pikerisht ne Shkoder javen e parafundit te kampionatit, perpara perplasjes vendimtare me te kuqte ne takimin e fundit te kampionatit. Nese blute do te ishin ne vend te pare dhe me katert pike avantazh, ndeshja e fundit do te ishte vetem per statistika.

Xhani: Marreveshjet shemtojne garen e paster

Nuk ka humbur rastin edhe presidenti i kuq, Albert Xhani, i cili sapo eshte kthyer nga Greqia, ka ironizuar ndeshjen Vllaznia-Dinamo. "Sigurisht qe nuk duan te fitoje Partizani. Por ne do te luftojme deri ne fund dhe une kurre nuk do te jap lek per ndeshjet apo gjyqtaret. Me mire ua jap lojtareve".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›