E Diel, 1 Nëntor 2026

Han në dilemë për formacioninTekniku holandez i kuqezinjve ka diçka më shumë se 24 orë për të marrë një vendim përfundimtar, por mediat sportive kanë skicuar edhe formacionin e mundshëm të Shqipërisë në ndeshjet e dytë kualifikuese kundër Maltë

Porta është dhe një nga dyshimet më të mëdha të trajnerit Ari Han. Arjan Beqaj, portieri më i mirë i kampionatit qipriot, vjen nga një dëmtim i gjatë, por është gati të luaj, ndërkohë që Isli Hidi ndihet në top-formë pas largimit nga Alki Larnaka në Qipro te Krivbasi në Ukrainë.

Tekniku holandez i kuqezinjve ka diçka më shumë se 24 orë për të marrë një vendim përfundimtar, por mediat sportive kanë skicuar edhe formacionin e mundshëm të Shqipërisë në ndeshjet e dytë kualifikuese kundër Maltës.

Sipas “Sport Ekspres”, që ka dërguar dy gazetarë sportivë në Maltë për të “eksploruar” çdo detaj të përgatitjeve anti-Maltë, 11-shi kuqezi është si më poshtë në një 4-4-1-1

Në portë, Beqaj.

Mbrojtja është rreshtuar me katër lojtarë: Armend Dallku e Elvin Beqiri në qendër, Andi Lila në të djathtë, Kristi Vangjeli në të majtë.

Mesfusha është kompozuar në një “romb këndgjërë”: në qendër Debatik Curri e pak më ia avancuar Klodian Duro, në të majtë Ansi Agolli e në të djathtë Ervin Bulku.

Sulmi nis me Ervin Skelën në rolin e tij të maskuar, si organizator dhe asistdhënës, ndërsa maja e vijës së parë pritet të jetë Erjon Bogdani.

Gazeta “Panorama Sport”, sipas Arben Lufit, po nga Malta, ka ndërtuar dy variante.

Shqipëria në variantin e parë:

Porta: Beqaj (Hidi)
Mbrojtja: Dallku (d), Beqiri(q), Curri(q), Vangjeli(m)
Mesfusha: Duro (m), Bulku (q), Vrapi (q), Agolli (Berisha)(d)
Sulmi: Skela (i tërhequr), Bogdani (pykë)

Shqipëria në variantin e dytë:

Porta: Beqaj (Hidi)
Mbrojtja: Dallku (d), Beqiri(q), Curri (Lila)(q), Vangjeli(m)
Mesfusha: Skela (i tërhequr), Duro (Curri) (m), Bulku (q), Berisha (Agolli) (d)
Sulmi: Bogdani  , Salihi

E Marte, 10 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›