E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zenga qëndron i palëkundur në stolin e Katanias

Rezultatet negative në ndeshjet e fundit të Katanias nuk e lëkundin aspak pozicionin e Valter Zengës në stolin e skuadrës. Zërat e fundit për një shkarkim nga drejtimi i Katanias të ish-portierit të famshëm i mohon administrator i deleguar i këtij klubi, Pietro lo Monako.

“Zenga do të qëndrojë në drejtimin e Katanias deri në përfundim të kampioniatit, -deklaron për mikrofonët e ‘Telecolo’ administratori i Katanias, Lo Monako. Nuk kemi se çfarë të bëjmë asgjë tjetër në këto kushte, duhet të vazhdojmë në punën tonë”.

Katania në ndeshjen e fundit u mund nga Juventusi brenda në shtëpi me rezultatin 1-2. Pas 23 javëve të zhvilluara Katania ndodhet në vendin e 14-të me 26 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›