Han, vizite e papritur ne Elbasan
Aranit Muraci
Kombetarja pritet te rinovohet me 2 ose 3 emra te tjere, ne vigjilje te ndeshjes se radhes, ndaj Hungarise. Loja e dobet me Malten, la nje shije te hidhur ne opinionin sportiv, ndaj edhe trajneri eshte i detyruar te beje disa ndryshime, per t'i paraprire sfides me delikate, asaj te 28 marsit, ndaj hungarezeve. Trajneri i kombetares sone, Ari Han do te vizitoje sot qytetin e Elbasanit, ku do te shohe ndeshjen, me qellimin qe te vezhgoje disa kandidate per ne kombetare. Dy ekipet, Tirana dhe Elbasani, mbartin lojtare me emer dhe kandidate potenciale, per te veshur fanellen kuqezi. Vrapi i Elbasanit dhe Lila e Agollit te Tiranes, jane aktualisht pjese e ekipit tone kombetar. Nderkaq, pritet te shtohet numri, nese holandezit do t'i pelqeje ndeshja. Keshtu do te afrohen emra te tjere, pas ndeshjes se sotme. Fakti se pritet nje ndeshje e madhe, ne perballjen e sotme mes Tiranes dhe Elbasanit, ku njera prej skuadra do te eliminohet, ka sjelle edhe interesin e trajnerit kuqezi. FSHF ben te ditur se vizita e trajnerit te kombetares do te jete fare e shkurter. Ai mberriti dje ne mbremje ne Tirane. Han do te niset sot drejt Elbasanit, per te qene i pranishem ne "Ruzhdi Bizhuta", ku do te shohe ndeshjen e kupes. Trajneri do te qendroje vetem nje dite ne Tirane dhe me pas do te largohet drejt Holandes. Ari Han, para se te rikthehet edhe nje here tjeter ne Shqiperi, nje jave para ndeshjes se 28 marsit, kur do te shpallet edhe lista perfundimtare anti- Hungari, do te mendohet, per te ndertuar strategjine me emrat e duhur, qe do te perdoren kunder ekipit kundershtar. Ndaj Hungarise, kombetarja jone kerkon patjeter nje fitore. Ekipit tone perfaqesues do t'i rikthehet ne kete ndeshje edhe Cana qe ishte i demtuar, nderkohe mbetet ne pikepyetje Lala. Portieri Beqaj pritet te jete gjithashtu, ne porte. Pergjegjesia e trajnerit holandez, ne perballjen e radhes, do te jete me e madhe. Kombetarja jone, ka pesuar nje humbje ne pese ndeshjen e kaluara te eliminatoreve te Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010".
Sulmi
Pika e dobet e kombetares sone, ne ndeshjet e para eshte sulmi. Jane shenuar ne pese ndeshjet e deritanishme vetem tre gola, ne nje ndeshje, ndaj Maltes, ne Tirane. Por golat e fundit te Salihit dhe te Berishes, ne ekipet e tyre, kane sjelle optimizem.