Kupa, mbeten kater pas ndeshjeve te sotme
Nga tete ekipe, nje dite para se te luhen ndeshjet e kthimit, Dinamo eshte me afer gjysmefinales se Kupes se Shqiperise. Blute, nen drejtimin e Shkelqim Muces, kerkojne te arrijne patjeter fitoren e radhes, por nje barazim do te ishte i mjaftueshem ne fund, per te permbushur objektivin. Trajneri i Dinamos, Shkelqim Muca deklaroi se ekipi i drejtuar prej tij, synon te fitoje te dy trofete dhe se i ka kapacitetet e duhura, per te realizuar kete objektiv. Nen drejtimin e Muces, kampionet ne fuqi jane aktualisht ekipi qe duhet mundur. Loja dhe rezultat e tyre, ne ndeshjet e kaluara i kane dhene besim skuadres, sipas drejtuesve qe e shohin Dinamon shume prane gjysmefinales. Ne ndeshjet e tjera, Tiranes se Koles i duhet te fitoje ndaj Elbasanit qe drejtohet nga Faruk Sejdini. Sipas trajnerit te Elbasanit, ekipi qe ai drejton deshiron patjeter te fitoje nje trofe dhe kupa ne kete rast, shihet me e arritshme. Barazimin e dy javeve me pare ne Tirane, Sejdini e komentoi si rezultat te kenaqshem, por u shpreh i bindur se nuk per kualifikimin e ekipit te tij, duhet edhe shume pune. "Shanset jane te barabarta, pas barazimit 0-0, ne ndeshjen e pare," - thekson Faruk Sejdini. Tirana e Agustin Koles kerkon te fitoje titullin dhe kupen, por ne Elbasan, misioni shihet si shume i veshtire. Gjyqtari nderkombetar, Albano Janku do te gjykoje ndeshjen e radhes. Ne Tirane, Partizani do te kete nje tjeter rast, per te treguar veten, perballe ekipit te Flamurtarit. Te kuqte do te kene te veshtire kualifikimin, duke qene se jane mundur 1-0 ne Vlore. Por trajneri i tyre, Shpetim Duro shprehet optimist. Ne Kavaje, pritet nje ndeshje derbi, ku problemet nuk mungojne ne perballje te tilla. Besa do te prese Shkumbinin, me synimin qe te kualifikohet ne turin tjeter te Kupes se Shqiperise.
Kupa e Shqiperise
Turi cerekfinal, ndeshjet e kthimit, neser ora, 14.30
Ndeshjet Gjyqtaret Rezultati
Dinamo-Vllaznia (L. Jemini) (2-1)
Elbasani-Tirana (A. Janku) (0-0)
Besa-Shkumbini (S. Jareci) (1-1)
Partizani-Flamurtari (B. Pashaj) (0-1)
Kupa e Shqiperise
Turi cerekfinal, ndeshjet e kthimit, neser ora, 14.30
Ndeshjet Gjyqtaret Rezultati
Dinamo-Vllaznia (L. Jemini) (2-1)
Elbasani-Tirana (A. Janku) (0-0)
Besa-Shkumbini (S. Jareci) (1-1)
Partizani-Flamurtari (B. Pashaj) (0-1)