E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hana Ndryshimet ne financimin e spitaleve dhe te mjekeve

Spitale te cilave do tiu rishikohet statusi aktual performance dhe cilesi sherbimi si edhe ndryshim total i menyres se financimeve. Gjithashtu edhe personeli shendetesor i spitaleve do te stimulohet dhe vleresohet ne baze te perfomances dhe cilesise se sherbimit ndaj pacienteve. Keto jane disa nga objektivat kryesore qe po studiohen dhe do te vijne si risi ne sistemin spitalor. Drejtoresha e institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor Elvana Hana ne intervisten per gazeten Shekulli shpjegon me detaje studimin qe po realizohet me ekspert te huaj per permiresimi e metodave te pagesave te spitaleve si edhe rritjen e cilesise ndaj pacienteve. Nderkohe ajo shpjegoi arsyet se perse metodat aktuale te financimit te spitaleve jane te deshtuara.

Zonja Hana tashme flitet se po studiohen forma te reja per financimin e spitaleve qe do te jete ndryshe nga financimi aktual. Mund te na shpjegoni me konkretisht rreth ketij kesaj reforme

Ne fakt po behet studim i detajuar me mbeshtetjen e eksperteve te huaj sa i takon financimit te spitaleve. Te spitalet do te matet aksesi qe kane ato ne popullate. Kjo do te thote se do te rishikohet statuti qe kane disa spitale. Nese nje spital ka pasur performance te dobet duke shfrytezuar shtreterit ne nje nivel te dobet sepse ka edhe spitale qe e kane shfrytezimin e shtreterve 20 atehere keto spitale nuk do ta humbasin funksionin e tyre por do te quhen klinika me sherbim 24 ore dhe do te financohen si te tilla. Pra nuk mund te financohen sic ka ndodhur deri me sot njesoi si nje spital i cili eshte terciar dhe shfrytezimi i shtreterve eshte rreth 80 me nje spital qe ka shfrytezim shtreterish 20. Kuptohet qe ne jemi ne fazen e studimit te gjithe spitaleve ne vend dhe kjo reforme nuk behet sot per neser por sigurisht qe do kohen e saj mbase 4 deri ne 5 vjet.

Po sa i takon personelit te spitaleve a do te ndiqni te njejten praktike si ne poliklinika qe stimuli financiar dhe puna e tyre do te matet ne baze te performances qe kane ne pune

Detyrimisht qe edhe performanca e mjekeve do te jete ne qender te vemendjes. Personeli shendetesor eshte pjese e rendesishme e reformes. Kjo do te kete lidhje jo vetem me numrin e pacienteve por edhe me cilesine e sherbimit qe ata do te kene ndaj pacienteve. Ne me personelin e poliklinikave tashme kemi eksperience te suksesshme te stimulit financiar te mjekeve ne baze te elementeve te performances qe ata kane. Pa diskutim qe ne nje faze te caktuar edhe me mjeket e spitaleve do te studiohet dhe shikohet nje praktike e tille.

Me konkretisht cilat defektet e metodave aktuale te financimit te spitaleve qe solli idene e ndryshimit te ketyre financimeve

Metoda aktuale e pageses ne spitale qe bazohet ne buxhetin historik te shoqeruara me mungesen e autonomise spitalore dhe nivel jo te mire menaxhimi eshte faktor pengues per stimulimin e ofruesve ne permiresimin e cilesise se sherbimeve dhe per rrjedhoje nuk stimulon ofrimin e sherbimeve eficiente dhe me kosto efektivitet. Kjo lloj metode ne te njejten kohe nuk rrit besueshmerine e popullates dhe te pacienteve tek sistemi jone shendetesor dhe gjithashtu nuk favorizon nje shperndarje te drejte te burimeve financiare te bazuara ne performance ne nivele spitalesh apo ne popullsine ne cilen ato sherbejne. Nga monitorimi i kontratave me spitalet ne verejme se nje sere treguesish te tjere te aktiviteteve spitalore sic eshte shfrytezimi i shtratit apo mos-ofrimi i sherbimeve per te cilat spitalet financohen jane ne nje nivel te ulet. Keshtu kjo metode financimi nuk i stimulon spitalet qe te jene te interesuar ne ofrimin e sherbimeve eficiente dhe produktive.

Per studimin e ri te financimit te spitaleve po shikoni ndonje praktike te vendeve te tjera dhe cilat konkretisht

Ne vendet e Europes Qendrore e Lindore reformat ne metodat e pagesave kane qene shume vendimtare ne permiresimin e cilesise se sherbimeve spitalore ne rritjen e aksesit te popullates dhe ne mbajtjen e kostove te sherbimeve ne nje nivel kontrolli te kenaqshem. Gradualisht sherbimet spitalore ne keto shtete kane kaluar nga pagesat me buxhet historik ne pagesat me buxhet global per dite-qendrim apo per sherbim dhe ne vitet e fundit verehet nje zhvendosje ne metoda me efikase sic jane ato te pagesave per rast apo per grupe diagnozash ku me e spikatura eshte metoda e DRG e kombinuar ne shume raste dhe me buxhet global. Nisur nga keto eksperienca ne vendeve te ndryshme nga sukseset e ketyre reformave nga situata e sherbimit spitalor ne Shqiperi dhe faktore te tjere ajo qe rekomandohet jo vetem nga ne por edhe nga shume specialiste dhe eksperte te huaj eshte qe pa humbur kohe Shqiperia duhet te ndryshoje metoden e pagesave ne spitale duke hequr dore nga buxhetimi historik.

Hana Ja nderhyrjet kryesore per reformimin e pagesave

Per te pasur efekte maksimale tek sherbimet ndaj popullates reformimi i metodave te pagesave ne kushtet e sistemit tone kerkon patjeter qe te shoqerohet dhe me nderhyrje te tjera ku nder me thelbesoret drejtoresha e ISKSH-se Elvana Hana rendit 6 pika.

1. Hartimin e politikave koordinuese midis aktoreve te ndryshem te perfshira ne politik-berje duke ruajtur balancat midis tyre dhe duke i bere funksionet e gjithsecilit te qarta

2. Rritjen e shkalles se autonomise duke aplikuar qasje bashkekohore per drejtimin e spitaleve

3. Permiresimi i sistemit te monitorimit te produktivitetit te ofruesve te sherbimeve

4. Rishikimi i hartes se kujdesit spitalor duke hartuar dhe zbatuar nje plan-master per sistemin e shperndarjes se sherbimeve burimeve dhe investimeve ne baza racionale me qellim permiresimin e aksesit dhe te cilesise se sherbimeve.

5. Investime me te medha ne sistemet informatike qe ti pergjigjen ndryshimeve ne metodat e pagesave dhe qe te jene ne sherbim direkt te ofruesve dhe te pacienteve

6. Forcimin e kapaciteteve menaxheriale te ofruesve duke e decentralizuar ate dhe realizimin e nje startegjie per rritjen e transparences dhe te pergjegjshmerise se ofruesve ndaj menyres se ofrimit te sherbimeve. shekulli/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›