Hanover kërkon yllin Ahmed Januzi

/* */
HANNOVER, 2 janar 2012 – Ahmed Januzi është në majën e listës së dëshirave të Hanover 96.
Sulmuesi kosovar i Vorskla Poltava shikohet si një përforcim i rëndësishëm.
Menaxheri i Januzit, Mërgim Bekteshi, citohet nga gazeta gjermane “Neue Presse”: “Interesimi qëndron. Trajneri Mirko Slomka foli me të pas ndeshjes së fundit në Hanover. 96-ta ka bërë gjithashtu edhe një ofertë”.
Sulmuesi Januzi luajti në pjesën e dytë në Ukrainë, kur Vorskla Poltava u ndesh me Hanover 96 në Ligën e Europës, ndërkohë që në takimin e dytë kosovari luajti 87 minuta, madje duke marrë dhe një penallti për Vorsklën.
Altin Lala, sipas portalit gjerman, e njeh mjaft mirë Januzin, pasi të dy janë pjesë e Kombëtares shqiptare.
Januzi ka avantazhin që flet dhe gjermanisht, pasi Ahmedi iku fëmijë vjeç nga Kosova, duke jetuar gjashtë vjet në Gjermani.
Vetë Januzi e dëshiron shumë Bundesligën. Hanover 96 ofron 700 mijë euro për ta blerë nga Vorskla.
FOTO-GALERI: Ahmed Januzi ne aksion