E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balotelli: Më kërkuan edhe Milani edhe Interi

Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, ka theksuar se Milani dhe ish-klubi i tij, Interi, që të dyja kanë shprehur interesim për të.

Por italiani thotë se ai është i përkushtuar ndaj klubit anglez.

“Do të doja të punoja sërish me presidentin e Interit, (Massimo) Moratti. E falënderoj atë, por për momentin nuk mendoj të largohem nga Manchester”.

“Tani nuk është koha për t`u rikthyer në Itali, por është e vërtetë se kam folur edhe me Milanin edhe me Interin”, ka thënë Balotelli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›