E Diel, 1 Nëntor 2026

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama reagon pas takimit me deputetët dhe të deleguarit për Tiranën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me deputetët dhe drejtuesit e njësive organizative të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, ku në fokus ishin organizimi i strukturave dhe përgatitjet për sezonin e ri politik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se diskutimet u përqendruan te organizimi i “Pranisë Besnike”, metodologjia e “BESËS” dhe sistemi i ri i “PasqyrAlbania”.

Rama e cilësoi takimin si një diskutim të dobishëm dhe një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste.

POSTIMI I EDI RAMËS: Me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë, patëm sot një diskutim të dobishëm për organizimin e Pranisë Besnike???? metodologjinë e BESËS???????????????????? dhe sistemin e ri të PasqyrAlbania????‍♂️‍➡️????????????????‍♂️????????‍♀️ duke hedhur një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›