E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapat e fundit per krijimin e qeverise ne Kosove

Zyrtare te PDK-se po zhvillojne bisedat e fundit per ndarjen e posteve ministrore me AKR-ne e cila tashme do te jete pjese e koalicionit per formimin e qeverise se bashku me pakicat kombetare te perfaqesuara ne kuvendin e Kosoves. PDK-ja u pajtua qe postin e presidentit tia jape liderit te AKR-se biznesmenit Behxhet Pacolli. Megjithate marreveshje zyrtare te nenshkruar me AKR akoma nuk ka por kjo pritet te ndodhe shume shpejt thone perfaqesues te PDK-se.

Zyra Civile Nderkombetare e udhehequr nga Peter Faith eshte duke i percjelle me vemendje zhvillimet e fundit politike ne Kosove porkjo zyre nuk do te perfshihet me ndonje preference te saj ne krijimin e koalicioneve qeveritare. Te gjitha keto zhvillime u perkasin partive politike kosovare. Jane ato qe vendosin per procedurat e percaktuara me ligj per te formuar institucionet. Zyra Civile Nderkombetare tashme e ka bere te qarte qe nuk do te involvohet ne procesin e formimit te qeverise se Kosoves thote zedhenesi Andy Mc Gaffy.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ymer Mushkolaj analist

E vetmja zgjidhje

Analistet politike thone se PDK nuk kishte zgjidhje tjeter pervec ofrimit te koalicionit AKR-es dhe dhenies se liderit te saj partie Behxhet Pacollit postin e presidentit. Analisti Ymer Mushkolaj thote per programin tone se zoti Pacolli e kushtezoi PDK me marrjen e postit te presidentit per faktin qe dy partite tjera shqiptare LDK dhe AAK nuk pranuan te hyjne ne koalicion me PDK-se te Hashim Thacit.

Ne pame nje lloj presioni brenda PDK-se e cila tri dite me pare nominoi zotin Jakup Krasniqi si kandidat per president por me ne fund duket se u gjet nje zgjidhje apo te pakten ashtu po thuhet se u gjet nje zgjidhje qe posti i presidenit ti takoje partnerit te koalicionit Behxhet Pacollit po ashtu si dhe nje numer modest i ministrive. Megjithate nuk eshte e sigurt nese kandidatura e Zotit Pacolli do te kaloje ne kuvendin e Kosoves thote Ymer Mushkolaj.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Parlamenti i Kosoves

Analisti Ymer Mushkolaj thote se koalicioni qeveritar ndermjet PDK-se AKR-se dhe pakicave sidomos atyre serbe nuk eshte shume i qendrueshem sidomos kur pritet qe qeveria e re e Kosoves te filloje bisedat e paralajmeruara me Serbine. Sa i perket bisedimeve me Serbine une vertet nuk e kam te qarte se si do te mund tu hyjne ne bisedime me kete koalicion te brishte me numra modeste dhe ku dy partite tjera shqiptare qe jane shume te rendesishme sic jane LDK dhe AAK tash per tash nuk do te marrin pjese ne keto biseda thote Ymer Mushkolaj.

Parlamenti vendos

Seanca kontituive e parlamentit te ri te Kosoves edhe pse ishte vendosur qe te mbahet me daten 24 shkurtdo te mbahet me daten 21 shkurt te henen e javes se ardhshme. Keshtu vendosi sot ne nje takim kryesia e kuvendit te Kosoves. Sipas rregullores se kuvendit brenda 15 ditesh pas konstituimit te parlamentit mund te formohet edhe qeveria. Per zgjedhjen e presidentit kerkohen 81 vota te parlamentit mirepo nese ne dy runde nuk arrihet ky numer atehere ne rundin e trete kerkohen vetem 61 vota. Edhe pse akoma nuk ka nje marreveshje zyrtare te koalicionit megjithate duket se PDK do te arrije numrin prej mbi 61 votashne kuvend dhe ne kete menyre do te mund te formoje qeverine dhe te zgjedhe presidentin e Kosoves.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›