Hapat që ndiqet për anëtarësimin në BE
18/11/2009 Pritet që brenda vitit 2014 Shqipëria të jetë pjesë e familjes evropiane
Brenda prillit Berisha duhet të dorëzojë në Bruksel përgjigjet e pyetësorit
Pas miratimit nga vendet e BE-së të statusit të vendit kandidat për anëtar të unionit, tashmë duket se rruga e integrimit do të hyjë në të tjera faza, që nga politika shqiptare kërkojnë vëmendje të veçantë. Në muajin dhjetor BE-ja do të dërgojë në Tiranë pyetësorin me rreth 2000 pyetje, që kanë të bëjnë me çështje të ndryshme, që përfshijnë sfera të ndryshme, si: ekonomia, ecuria e zbatimit të ligjit, investimet, demokracia, politika e jashtme, rendi, siguria dhe të tjera si këto. Qeveria shqiptare ka një afat prej katër muajsh për t’i dërguar përgjigjet e pyetësorit pranë Komisionit Evropian.
Dorëzimi
Pas përfundimit të pyetësorit kryeministri Berisha në muajin prill, pra rreth një vit pas aplikimit, do të dorëzojë në Bruksel formularin e përgjigjeve. Kjo është procedurë standarde për vendet që janë kandidate për t’u pranuar në BE. Pas kësaj procesi kalon sërish në portën e ndërkombëtarëve të BE-së, të cilët marrin në shqyrtim dhe japin vlerësimet e tyre bazuar në përgjigjet e Tiranës zyrtare. Gjithsesi, brenda vitit të ardhshëm BE-ja duhet të kthejë një përgjigje nëse Shqipëria i plotëson kushtet për të qenë kandidate në BE apo jo. Nga praktika e deritanishme është vënë re se asnjë vendi që ka kaluar këto faza nuk i është refuzuar statusi i kandidatit.
Negociatat
Më pas, pra pas marrjes së statutit të vendit kandidat, kalohet në fazën e negociatave me ndërkombëtarët. Duke kaluar në këtë fazë, nuk do të thotë absolutisht se procesi lehtësohet, përkundrazi. Shqipëria do të jetë nën një monitorim të rreptë, të kushteve që rrjedhin nga marrja e statusit dhe në përmbushjen e detyrimeve. Krahas negociatave, të cilat tregojnë ecurinë e reformave, rritjen ekonomike, sigurinë e kufijve, garancitë për luftën kundër korrupsionit dhe nivelin e demokracisë në vend, merren në konsideratë dhe vëzhgimet e organizatave të tjera, që veprojnë në vendin tonë.
Kjo fazë mendohet të shkojë nga tre deri në pesë vjet.
Afatet
Në fakt, sinjalet nga Brukseli janë të qarta kur shprehet se brenda vitit 2015 asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të jetë jashtë zonës së BE-së. Gjithsesi, nuk është e thënë që kjo datë të mos afrohet edhe më shumë. Në fakt, Bullgaria dhe Rumania, aplikuan që në vitin 1995, por duhej të vinte viti 2007 që ato të pranoheshin në BE. Por situata politike në të gjithë Evropën ka ndryshuar së tepërmi dhe procedurat janë përshpejtuar. Për analistët perëndimorë viti 2015 është kufiri i fundit dhe mendohet se pas fillimit të negociatave me vendet kandidate kjo distancë kohore të shkurtohet me një ose dy vjet të tjerë. Nga ana tjetër, praktika ka treguar se pas liberalizimit të vizave procesi përshpejtohet edhe më shumë, në rast se vendi kandidat u përgjigjet me korrektësi kushteve të parashtruara. Me një fjalë, diçka është e sigurt, Shqipëria brenda pesë vjetve të ardhshëm do të jetë anëtare e BE-së, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duke hequr kësisoj një herë e mirë kufijtë ndarës dhe për shqiptarët, duke realizuar një ëndërr shumëvjeçare për të zgjedhur vendin se ku duan të jetojnë.
5 vjet
Mendohet të jetë afati që do t’i duhet Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE. Pas miratimit të Traktatit të Lisbonës procedurat përshpejtohen së teprimi, por gjithsesi koha mund të shkurtohet akoma, në rast se Shqipëri u qëndron me përpikëri kushteve të vendosura nga BE-ja. Rumanisë dhe Bullgarisë iu deshën 12 vjet që nga aplikimi për t’u anëtarësuar në BE.
4 muaj
Ky është afati që ka qeveria Shqiptare për t’iu përgjigjur rreth 2000 pyetjeve që dërgohen nga KE-ja për të marrë statusin e vendit kandidat. Përgjigjet do të dërgohen në Bruksel nga kryeministri Berisha. Kjo është procedura standarde që ndiqet për të gjitha vendet që aplikojnë për të marrë statusin e vendit kandidat dhe më pas për të vazhduar procedurat për anëtarësim në BE.
1 vit
Pas një viti pritet që Bashkimi Evopian të ketë përfunduar shqyrtimin e pyetësorit dhe të ketë hapur rrugën që Shqipëria të jetë vend kandidat për në BE. Pas kësaj procesi vazhdon në rang negociatash mes përfaqësuesve të qeverisë shqiptare dhe delegacioneve që do të dërgohen nga Brukseli për këtë qëllim. Gjatë kësaj faze BE-ja forcon monitorimin në sektorë të ndryshëm të shoqërisë.
Ministrja e Integrimit
Bregu: Brenda një viti do të marrim zyrtarisht statusin e vendit kandidat
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka deklaruar se institucionet e Bashkimit Europian do të miratojnë brenda një viti kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Gjatë një prononcimi për mediet ministrja Bregu ka theksuar bindjen e saj për këtë afat. “Jam e bindur se ne nuk kemi dhe nuk do të lëmë asnjë ditë bosh për të vonuar marrjen e statusit të vendit kandidat. Komisioni do të marrë rreth një muaj kohë për të sjellë pyetësorin në Shqipëri. Ne presim që ky pyetësor të mbërrijë brenda dhjetorit. Me mbërritjen e tij ne nisim direkt me përgjigjet e pyetjeve dhe nga koha që ne përgjigjemi për këtë informacion të bollshëm të pyetësorit të KE-së deri në përfundimin e tij, vlerësimit nga KE-ja të përgjigjeve që jep Shqipëria, besoj se nuk do të kalojë më shumë se një vit”, - tha ministrja Bregu. Megjithatë, ajo thekson se më shumë se afatet qeveria do t’i mëshojë cilësisë në përgjigjen e pyetësorit që do të mbërrijë nga strukturat e BE-së. “Ajo që ka rëndësi është cilësia e procesit, pasi, në fund të fundit, të meritosh anëtarësimin në BE, do të thotë konsolidim i demokracisë në vend dhe shtetit të së drejtës. Qëllimi ynë kryesor është të mos lëmë asnjë ditë bosh për të bërë të mundur marrjen sa më shpejt të statusit të vendit kandidat”, - deklaroi ajo. Bregu ka deklaruar se vendimi për nisjen e shqyrtimit të kërkesës për statusin e vendit kandidat tregon mbështetjen e vendeve të BE-së për Shqipërinë. Gjithashtu ajo kërkoi kthimin e opozitës në Parlament dhe të japë kontributin e saj për integrimin.
Kreu i diplomacisë
Meta: Për integrimin opozita ka rol të pazëvendësueshëm
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta ka deklaruar se miratimi i shqyrtimit të kërkesës për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian përbën një fazë të re në marrëdhëniet mes bllokut dhe vendit tonë. Shefi i diplomacisë shqiptare ka nënvizuar se ky vendim është edhe një inkurajim konkret për reformat e ndërmarra nga qeveria. “Do ta konsideroja historik vendimin e ministrave të Jashtëm të BE-së për t’i hapur rrugë aplikimit të Shqipërisë, pasi kjo shënon një fazë të re, shënon një etapë të re në rrugën e vendit tonë për t’u anëtarësuar në BE. Ashtu sikurse pritet, ky veprim është një inkurajim konkret për reformat e ndërmarra nga vendi ynë, për reformat dhe angazhimet e ndërmarra edhe nga qeveria jonë”, - tha ai. Ministri Meta theksoi se në këtë proces të rëndësishëm opozita duhet të japë kontributin e saj, pasi ka një rol të pazëvendësueshëm.
Qëndrimi i PD-së
Patozi: Opozita duhet të kontribuojë për integrimin
Partia Demokratike ka vlerësuar vendimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian për nisjen e shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi ka thënë dje se vendimi shënon një rekord të ri pozitiv dhe një arritje impresionuese në kalendarin e sukseseve politike të mazhorancës. Ai ka theksuar se në udhën e integrimit të vendit në BE është shumë i rëndësishëm edhe kontributi i opozitës, e cila sipas tij ka meritat e veta. “Përsëritim ftesën tonë, por mendojmë se më shumë se deklaratat tona vetë vendimi është një thirrje e fortë që Partia Socialiste të rishikojë qëndrimin e saj. Vendimi rrëzon përfundimisht të gjitha pretendimet e pabaza të opozitës për gjoja probleme me zgjedhjet, por mbi të gjitha për faktin se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE ende nuk ka përfunduar”, - tha ai.
Dita ndërkombëtarë e studentëve
Berisha: Do unifikojmë diplomat me gjithë Evropën
Me rastin e 17 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare të Studentëve, Kryeministri Berisha mori pjesë dje në aktivitetin e organizuar me këtë rast, nga Universiteti i Tiranës dhe Këshilli Kombëtar i Studentëve, në ambientet e Teatrit Kombëtar. Kryeministri Berisha u shpreh se së shpejti do të unifikohen diplomat, në kuadër të integrimi Evropian “Praktikat duhet të jenë unike. Ne po i unifikojmë ato me të gjithë Evropën, sepse nuk mund të mos ndihemi të kënaqur që, së paku, kremtojnë këtë ditë pasi kemi realizuar dhe kemi shënuar arritje të mëdha dhe historike, së pari në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Në thelbin e tij më të thellë dhe më të fshehtë ideali studentor është ideali evropian. Kjo është e vërteta! Është kënaqësi e madhe që sot ne kremtojmë ditën tuaj pasi për Shqipërinë janë marrë vendime historike për integrimin e saj në Bashkimin Evropian. Vendimi i djeshëm për të statusin e vendit kandidat për Shqipërinë është vendimi më i rëndësishëm që Evropa ka marrë për këtë komb në tërë historinë e tij” tha Berisha
Qeveria diskuton mbi pyetësorin që do të mbërrijë nga Komisioni Europian
Berisha: Përgjigjet të përfundojnë në fund të shkurtit
Ministri i Jashtëm Ilir Meta thotë se institucionet shqiptare kanë kapacitetet për këtë proces
Ergys GJENÇAJ
Qeveria shqiptare do të angazhohet fuqishëm në përgatitjen e të gjitha administratës së saj për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që do të mbërrijnë nga Komisioni Europian në vijim të vendimit për nisjen e shqyrtimit të kërkesës për statusin e vendit kandidat. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë mbledhjes së pasdites së djeshme se pyetësori, i cili mendohet të mbërrijë në mesin e muajit dhjetor, do të përmbajë mijëra pyetje konkrete. Kreu i qeverisë ka kërkuar që, nëse pyetësori do të dorëzohet në mesin e muajit të ardhshëm, përgjigjet nga institucionet shqiptare duhet të kenë përfunduar deri në muajin shkurt. “Puna fillon menjëherë”, - ka deklaruar kryeministri Berisha. Ai ka theksuar se Ministria e Integrimit dhe ministritë e linjës kanë bërë një punë shumë serioze përgatitore për këtë çështje. Duke u ndalur në vendimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian, kryeministri u shpreh se përbën një vlerësim të arritjeve të vendit në konsolidimin e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut në vend. Ai ka evidentuar reformën zgjedhore si përcaktuesen e vlerësimit nga institucionet evropiane. “Komuniteti ndërkombëtar na dha një besim si paradhënie. Pas vendimit gjithçka mbetet në fushën tonë. Ky vendim është thjesht një shkallë maksimale e përgjegjësive për ne”, - tha ai. Shefi i ekzekutivit tha se pyetësori është një intervistë komplekse për situatën në vendin tonë. Kryeministri theksoi se edhe opozita duhet të luajë rolin e saj në procesin e rëndësishëm të integrimit të vendit. “Gëzohem që kryetari i Partisë Socialiste e përshëndeti vendimin. I ofroj gatishmërinë time dhe të qeverisë për të bashkëpunuar me opozitën. Por nuk mund të ketë dy qëndrime. Dua t’i them zotit Rama se nuk është në interesin e tij të veprojë kështu”, - deklaroi kreu i qeverisë.
Nga ana e tij zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta ka deklaruar se vendimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së ishte i paralajmëruar, por u mor pikërisht dy ditë më parë, pasi pritej raporti përfundimtar nga OSBE-ja për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Numri dy i qeverisë theksoi se notat pozitive që përshkruan zgjedhjet sollën edhe vendimin pozitiv për kalimin e aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. “Çdo gjë do të varet nga ne”, - ka deklaruar ministri i Jashtëm. Meta u shpreh se procesi i përgjigjes së pyetjeve që do të mbërrijnë nga Komisioni Europian është kompleks, por institucionet shqiptare kanë një eksperiencë. “Kemi eksperiencë të mirë me Udhërrëfyesin për procesin e liberalizimit të vizave”, - ka deklaruar ai. Ministri i Jashtëm ka shprehur besimin e tij të plotë se qeveria dhe të gjitha institucionet që do të përfshihen në procesin e përgjigjeve të pyetësorit kanë kapacitetet nevojshme. Megjithatë, Meta theksoi se në këtë periudhë shumë të rëndësishme mund të përfshihen edhe persona që nuk janë pjesë e administratës publike. Ai evidentoi këtu personalitete nga shoqëria civile etj.
Përgatitjet për pyetësorin
Zëvendësministrja Tabaku: Kemi ngritur strukturat e nevojshme
Zëvendësministrja e Integrimit Jorida Tabaku ka informuar qeverinë mbi masat e marra në funksion të përgatitjeve që ka marrë dikasteri që përfaqëson për procesin e përgjigjeve të pyetësorit që pritet të mbërrijë nga Komisioni Europian. Sipas numrit dy të Integrimit, pritet që në mesin e muajit dhjetor të mbërrijnë mbi 2000 pyetje, të cilat do të vlerësojnë gatishmërinë e vendit tonë për të ecur më tej me procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimit Europian. Tabaku ka dhënë detaje në lidhje me përgatitjet që janë marrë dhe projektvendimet që do t’i përcillet qeverisë për miratim. Ajo ka thënë se janë ngritur strukturat e administrimit dhe koordinimit të punës si dhe një task-forcë e posaçme. Zëvendësministrja bëri me dije se do të jenë 45 institucione shtetërore, përfshirë ministri dhe institucione të pavarura kushtetuese, që do t’i përgjigjen pyetësorit. Tabaku theksoi se numri i përgjithshëm i punonjësve që do të merren nga procesi i përkthimit e deri tek ai i përgjigjeve të pyetjeve do të arrijë në rreth 800. Tabaku tha se qeveria do të informohet periodikisht për gjithçka është bërë. Sipas saj, po merret eksperienca kroate për përkthimin e pyetësorit. Tabaku bëri me dije se është hartuar një kalendar i plotë për secilën pyetje, ndërkohë që në Ministrinë e Integrimit zhvillohen çdo ditë mbledhje me zyrtarë të të gjitha ministrive.
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami lëshon mesazhin e marrë nga Uashingtoni
“Askush nuk ka simpati dhe nuk e mbështet bojkotin”
Kreu i Mbrojtjes merr mbështetje për demilitarizimin deri në vitin 2014
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërësisht në kundërshtim me bojkotin që opozita shqiptare i bën Parlamentit. Numri një i Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë vizitës së tij në SHBA i është bërë e qartë qëndrimi kundër lëvizjes politike të opozitës. Ai theksoi se ka pasur disa takime në Departamentin e Shtetit, me Stuart Jones dhe Tomas Kountriman, si dhe në Shtëpinë e Bardhë me Elisabet Rondal, asistente speciale e Presidentit të SHBA-ve dhe drejtore për Çështjet Europiane. “Në këto takime u bisedua për zhvillimet politike në Shqipëri. Në Departamentin e Shtetit m’u bë e qartë se askush nuk ka simpati dhe nuk e mbështet bojkotin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë asnjë dyshim dhe pikëpyetje për zgjedhjet, për Parlamentin, për qeverinë dhe për koalicionin qeverisës dhe se pjesëmarrja e opozitës në Parlament është e domosdoshme në këto çaste shumë të rëndësishme për procesin integrues të vendit”, - ka deklaruar ministri Imami. Gjatë konferencës për shtyp, zhvilluar pas vizitës zyrtare në Uashington, ministri Imami bëri me dije se kishte pasur edhe një takim të posaçëm me sekretarin amerikan të Mbrojtjes Robert Gates. Imami tha se gjatë këtij takimi u bisedua për një sërë çështjesh të rëndësishme, si: rritja e nivelit të bashkëpunimit dypalësh, angazhimi në një tjetër nivel i forcave shqiptare në Afganistan, modernizimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë si dhe siguria dhe stabiliteti në rajon. Ministri Imami theksoi se sekretari Gates vlerëson angazhimin e Shqipërisë përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Aleancës për të garantuar sigurinë globale dhe shprehu mirënjohje edhe për kontributin tonë në Afganistan, i cili është i konsiderueshëm. “Me sekretarin Gates u bisedua veçanërisht për demilitarizimin, i cili falë edhe ndihmës së konsiderueshme të palës amerikane përmes donacioneve, projekteve dhe planeve të veprimit, është duke ecur me ritme të shpejta. Qeveria shqiptare synon që në vitin 2014 procesi i demilitarizimit të ketë përfunduar”, - tha ministri i Mbrojtjes.