E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapen aplikimet per pasaporte dhe karte identiteti ne Rome

Prej dites se neserme ne zyren konsullore te Ambasades se Shqiperise ne Rome fillojne aplikimet per pajisjen e shtetasve shqiptare me karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Lajmin e ka bere te ditur ministria e Jashtme.

Me mbeshtetjen e Ministrise se Puneve te Jashtme dhe Ministrise se Puneve te Brendshme ky sherbim i posacem eshte ofruar tashme dhe po vijon pa nderprerje ne zyren konsullore te Ambasades se Republikes se Shqiperise ne Athine dhe ne Konsullaten e Pergjithshme ne Selanik thuhet ne njoftimin per shtyp.

Me tej behet e ditur se se shpejti do te ofrohet i njejti sherbim per dokumentat biometrike edhe ne Konsullaten tone ne Milano.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›