E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronat, Bogdanoviq: Serbia është pronari i vërtetë

BEOGRAD- Menjëherë pas prezantimit në shtyp se Kosova do të kërkojë pronat e saj në ish Jugosllavi, duke nisur nga Mali i zi, ka reaguar ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviq.

Ai tha se Kosova nuk mund të kërkojë prona në vendet e ish Jugosllavisë sepse nuk është trashëgimtare, nuk ka qenë Republikë në atë shtet dhe nga Serbia nuk njihet si shtet i pavarur.

Kthimi i pronës, që ish ndërmarrjet shoqërore dhe shtetërore nga Kosova e kanë në Serbinë qendrore, nuk është i mundur sipas modelit për ndërmarrjet nga Sllovenia dhe Kroacia, ka thënë Bogdanoviq.

Ai ka thënë se në tri dekadat e mëparshme, Serbia ka investuar rreth 18 miliardë dollarë për zhvilimin e Kosovës, dhe ka shtuar se Serbia është pronari i vërtetë i ish ndërmarrjeve shoqërore nga Kosova.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›