E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kabashi, 60-vjetor "Midis helmit dhe dafines"

"Midis helmit dhe dafines" do te jete dokumentari qe do te shfaqet pasditen e sotme ne 60-vjetorin e lindjes se aktorit Mirush Kabashi, ne Teatrin Kombetar. Ai mban firmen e regjisorit Esat Teliti dhe percjell jeten e autorit, si shperfaqje per kete pervjetor te tij te lindjes. Por, shpejt Mirush Kabashi, qe njihet edhe si Sokrati i shqiptareve, do te jete protagonist i monodrames "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit", nje veper qe do te ngjitet se shpejti ne skenen e teatrit "Aleksander Moisiu" te Durresit, mbi baze te nje projekti te miratuar nga Bashkia e Durresit, ne vigjilje te 60-vjetorit te lindjes se tij. Pas monodrames "Apologjia e vertete e Sokratit", me te cilen mjeshtri i madh i skenes ka marre disa trofe brenda dhe jashte vendit, kete radhe Kabashi ka vendosur te inskenoje rrefimin dramatiko-lirik me titull "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit" te shkrimtarit francez me origjine cifute, Erik Emanuel Shmid. Drama "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit" vec sfondit kozmopolit te harmonise fetare, ka si mesazh miresine dhe dashurine njerezore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›