Hapen dy pikë kalime kufitare të reja me Serbinë

Dogana e Kosovës ka hapur edhe dy pika shtesë me qëllim të lehtësimit të qarkullimit për qytetarët gjatë sezonit të verës. Me qëllim që tu iket kolonave të gjata që janë bërë vitin e kaluar në Merdare, Doganat kanë hapur edhe pikat në Mutivodë dhe një në Muqibabë, të cilat do të shfrytëzohen vetëm për udhëtarë privat.
Pikë kalimi kufitare i Mutivodës do të jetë i hapur prej orës 08:00 deri në ora 20:00 për të gjitha automjetet jo komerciale, përderisa pikë kalimi kufitare Muqibaba do të funksionoj 24 orë dhe po ashtu do të jetë i hapur për të gjitha automjetet jo komerciale, transmeton KTV.
Këto pikë kalime kufitare nuk do të përdoren për ngarkesa me mallra komerciale gjate kësaj periudhe. Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se hapja e këtyre dy pikave plotësuese për udhëtarët, është si rezultat i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në dialogun për IBM-në në Bruksel.
Përveç prezencës së Doganës se Kosovës në Mutivodë dhe Muqibabës, po ashtu do të jetë edhe prezenca e Doganës së Serbisë në pikat kufitare në anën e tyre./Indeksonline/