E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti veror hapet më 21 korrik

Më 21 korrik do të mbahet ceremonia e hapjes së Universitetit Veror Ndërkombëtar për të trembëdhjetin vit. Ky Aktivitet mbledhë akademikë, profesorë dhe studentë nga e gjithë bota, me qëllim të shkëmbimit të përvojave të tyre shkencore dhe avancimit në sferën akademike dhe profesionale.

Universiteti Veror Ndërkombëtar organizohet nga Universiteti i Prishtinë “Hasan Prishtina”, dhe ka për qëllim që studentëve t’u mundësoj bashkëpunimin në krijimin e programeve akademike ndërkombëtare, trajnime në gjuhë të huaja si dhe bashkëpunimin e lëvizjeve të studentëve dhe të stafit akademik me shtete tjera.

Edicioni i XIII-të i Universiteti Veror Ndërkombëtar të Universitetit të Prishtinës do të organizohet në kampusin e UP-së deri më 2 gusht 2013. Gjatë kësaj periudhe dy javore është planifikuar të mbahen 24 kurse nga fusha të ndryshme të studimit./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›