Hapen dyert per 80 mije punetore sezonale nga vendet e Ballkanit

Vendimi do te merret ne mbledhjen e ardhshme te qeverise italiane. Kush perfiton dhe si mund te aplikoni per punesim sezonal
Eumlshte kapercyer tashme nga mendesia e te gjitheve pamja me anijen Vlora qe zbarkonte ne portin e Barit me dhjetera mijera shqiptare ne bord per nje jete me te mire diku nga fillimi i vitit lsquo91. Ndoshta ndikim ne kete permiresim ka edhe politika qe ndjek shteti italian ndaj punesimit te emigranteve shqiptare ne shtetin fqinj.
Shteti italian ka njoftuar se do te mireprese tetedhjete mije emigrante te huaj ndermjet te cileve edhe shqiptare gjate vitit 2010. Qeveria italiane e ka gati dekretin per fluksin e ri te punes sezonale. Teksti i saj do te kaloje ne mbledhjen e ardhshme per tu ratifikuar e me pas do te botohet ne gazeten zyrtare te vendit fqinj per te hyre ne fuqi pesembedhjete dite pas kesaj dite.
Per vitin 2010 do te jene 80 mije punetore sezonale jashte vendeve anetare te Bashkimit Evropian qe do te hyjne ne Itali me perjashtim te Rumanise dhe Bullgarise qe ndonese pjese e BE-se perfshihen ne kete liste. Keshilli i Ministrave te Italise ka percaktuar se punetoret e rinj sezonale ne vendin fqinj do te jene ekstrakomunitare dhe te shperndare ne te gjithe territorin ne baze te nevojave per force punetore qe ka cdo krahine. Ky vendim do te hyje ne fuqi ditet e ardhshme.
Nga ky program do te perfitojne te gjitha vendet jashte Bashkimit Evropian dhe zones se EFTA-s e cila perfshin Zvicren dhe vendet nordike te cilat nuk jane pjese e eurozones. Kjo do te thote se krahas vendeve joevropiane te perfshire do te jene edhe shtetasit e vendeve te Ballkanit Perendimor.
Te gjithe ata te cilet do te zgjedhin Italine per punesim sezonal do te perfshihen ne sektorin e bujqesise dhe te turizmit pasi keta sektore kane karakter stinor dhe te perkohshem. Te punesuarit e rinj do te sherbejne per te permbushur kerkesat e paplotesuara nga vendimi i meparshem por edhe per kerkesat e reja qe mund te behen.
Por edhe ne rastin ne fjale do te kete diferencime pasi perparesi do te kene ata shqiptare te cilet kane qene edhe me pare ne Itali per punesim sezonal. Perfshirja e shqiptareve ne kete program vjen si pasoje e marreveshjes se nenshkruar nga vendi yne me shtetin fqinj per punesimin sezonal.
Shqiperia eshte duke negociuar per rinovimin e kesaj marreveshjeje ne menyre qe shtetasve shqiptare te cilet kane deshire te punojne ne Itali tu thjeshtohen procedurat e punesimit. Gjithsesi punedhenesit italiane jane ata te cilet percaktojne se cilet do te jene punetore sezonale. Ky dekret vjen si plotesim i vendimit te meparshem te qeverise italiane i cili percaktonte pesedhjete mije punetore sezonale ekstrakomunitare.