E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guide per informimin dhe trajtimin e pacienteve te vegjel

22/10/2010Autizmi prek 32 mije persona ne vend

Informimi dhe trajtimi sa me efikas i femijeve qe vuajne nga semundja e autizmit do te jete prioriteti baze i projektit te konfirmuar gjate dites se djeshme ndermjet Zyres se Bashkepunimit Zviceran ne vendin tone si dhe Fondacionit te Femijeve Shqiptare Domenick Scaglione ACF. Nisma synon permiresimin e jetes se femijeve qe jetojne me autizem dhe familjeve te tyre. Projekti do te mundesoje pergatitjen dhe publikimin e nje libri si material udhezues rreth autizmit per prinderit dhe profesionistet e ndihmes si dhe influencimin e opinionit publik mbi kete fenomen qe ka ardhur ne rritje gjate viteve te fundit edhe ne vendin tone. Marreveshja eshte firmosur nga Daniel Zust drejtor i SCO-A dhe presidentja e fondacionit te femijeve Liri Berisha. Shuma prej rreth 2 milione lekesh do te perdoret per te garantuar guiden me te fundit e cila do te shperndahet falas per prinderit dhe profesionistet e ndihmes. Autizmi eshte nje nga problemet me serioze te shendetit publik i cili rendon jeten dhe funksionimin e shume femijeve dhe prinderve te tyre. Ne Shqiperi zgjidhjet per kete problem jane ne hapat e para dhe akoma mungojne strukturat shendetesore mbeshtetese per ata qe vuajne nga ky crregullim. Sipas te dhenave te publikuara rezulton se ne vendin tone vuajne nga kjo semundje rreth 32000 femije dhe te rritur. Megjithate trajtimi dhe sherbimet terapeutike jane te pamjaftueshme per kete crregullim. Ne mungese te strukturave te shendetit publik qe merren efektivisht me autizem barra bie mbi prinderit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›