E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ftese me hy ne shekullin e ri

Si perqendrim i prodhimit historik shekulli XX ka qene pa dyshim ma i pasuni dhe ma tragjiku i historise moderne. Nese ai u karakterizue prej pasionit te reales pagezimin e jep A. Badiou pasi realja u vorfnue mbeti vetem semundja e reales me te gjitha simptomat e saj.

Sipas Hobsbawm ky perqendrim nuk asht as nje shekullor por fillon me 1914 dhe mbaron me 1989 ndash ai e quen shekulli i shkurte. Por nese shekulli qe i shkurte semundjet e tij i paten pasoja te gjata qe vijojne edhe ne shekullin tone.

Me pak perqendrim mund te verehet se edhe ne ceshtjen e kalimit ne shekullin e ri Europa Perendimore e hipun mbi TGV-ne e saj e ka kalue Lindoren. Ne radhe te pare per shkak te perditesimit te konceptit historik p.sh. prania e ekologjisteve ne parlamentet perendimore asht e madhe cka ne kuvendet lindore asht luks i tepert... Progresi i Perendimit drejt nje epoke te re percanesohet edhe fale ndoj artisti te shprehjes me origjine nga ish-vendet komuniste si Milan Kundera perpunues i nje estetike te mirefillte sidomos tek vepra Testamentet e tradhtueme. Nje estetike atotalitare. Nuk them antitotalitare pasi ndryshimi i nje estetike antitotalitare me nje estetike totalitare asht mosdomethanes e i paqene ne rrafsh ndo etik ndo estetik sa ndryshim ka mes realizmit socialist sovjetik dhe realizmit socialist amerikan Sa mes komunizmit te Kadarese me antikomunizmin e tij A nuk bahet fjale per nje baze te forte militantiste ne te dyja skajet

Edhe ne kete vetedijesim ka ndodhe qe Lindja ka pague Perendimi ka ble.

Dalja nga shekulli XX shenohet ne radhe te pare nga ridimensionimi i marrdhanieve me vete historine dhe sidomos me ideologjine qe gjakon ta prodhoje ate. Ky ridimensionim mund te bazohet tek marrja e distances tek epocheacute-ja e Husserlit pezullimi i gjykimit rrokja e historise si fenomenologji dhe relativizimi i saj me synimin e qarte me u clirue nga ideologjia per te mbrojte dhe fuqizue jeten ne vetvete. Prodhimi historik nuk mundet me e jusfikue ma harxhimin e asnje jete. Historia ajo qe u lancue ne shek. XX asht cnjerezore degjenerative. Jeta asht organike edhe ne lidhjet qe ka me boten organike e per pasoje rigjenerative prandaj asht arsyeja e botes. Ajo e nderron boten ne menyre ciklike dhe nuk e don progresionin gjeometrik te industrise historike.

Shekulli i XX ende mendonte se gjestet dhe jetet tona do gjykohen nga historia dhe do rigjykohen me cdo brez te ri njerezit linin takim ne faqet e historise. I besonin kunorave me lule te brezave qe vijne dhe donin me i ndikue ato breza. Ende sot brezi i komunistave shqiptare na sheh me percmim na sheh si pacifiste duke na nenthane historine e bame ne... Ata bane luften per pushtet e ne fakt spo na lane me e ndertue paqen. Kjo semundje asht quejte nga Popper historicizem. Historicizmi ishte utopia qe dhunonte realen. Utopia e pare republika e Platonit ajo qe privilegjonte teknokratet dhe zbonte poetet. Shekulli i XX e pa kete sorollop kompetentash ne krye te nje mega-industrie te luftes pra te vdekjes.

Ata qe e studiojne sot kasaphanen gjigantomakine nuk mungojne se zbuluemi aty nje pafundesi modash estetike dhe menyra si ndjejne ata vete sot ban pjese te nje mode. Historiciste postume ata fjala vjen ende e quejne socializmin nje utopi. E quejne nje Donkishot - Kadare jurise se cmimit Asturias. Kjo nenkupton se deshtimi i tij historik iu detyroka kushteve te shfavorshme historike pra u dashka nxite shfaqja e kushteve te reja per riaktivizimin e tij.

Por kushtet e reja jane pikerisht pamundesia e aplikimit te kurrnje ideologjie.

Kushtet e reja nenkuptojne vetedijesimin perfundimtar mbi natyren artificiale te Shtetit natyres se dyte e cila tue mos pase lidhje organike me natyren njerezore asht degjenerative.

Absurdi per mendimin tim asht kategoria qe prodhon bash ky Shtet kjo natyre e dyte te ciles njeriu i shekullit te XX ia delegoi jeten e vet totalisht cka skish ndodhe kurre ma pare ne keto nivele. Pasojat e tmerrshme te ketij delegimi jane dhane ne menyren ma te kthjellte nga vizionari Franz Kafka.

Na te birte e shekullit te ri e rimendojme ne menyre konstruktive larg cdo dekonstruksioni dhe jo mbi bazat e dekonstruksionit natyren e dyte. Ne kete pikepamje marrin per ne vlere epokale qendrim-marrjet e intelektualeve mbi nazizmin mbi komunizmin dhe mbi shoqnine e spektaklit.

Interiere te shpise sone

Disa nga provat e mos-daljes ose thjesht ngeljes se elites sone ne shekullin e XX jane keto. Nje prove e pizmosjes prej shekullit te XX asht pasioni i intelektualeve tane per frojdizmin dhe zelli i tyne ne prodhimin e komplekseve te reja. Ma i famshmi nder komplekset e fresketa te prodhueme asht kompleksi i Rozafes me nenkomplekset relative fabrikue nga nje mesimdhanes i shquem.

Fabrikimi i komplekseve shpjegohet me perdorimin e standardeve te dyfishta.

I njejti mesimdhanes nuk guxon me propozue ndoj kompleks te ri ne katedrat e perendimit ku ligjeron. Nje fabrikues kompleksesh ban prokopi ne vendin tone se jashte edhe me e quejte Freudin te tejkaluem asht gja e tejkalueme. Por qellimi asht mbase i ndershem duen me i ba shqiptaret me zbulue te pavetedijshmen. Me rremue koshin e plehrave te ndergjegjes se vet. Nderkohe qe roli i intelektualit te pakten prej iluminizmit asht me cue kah vetedija. Ata nuk i konsiderojne shqiptaret popull. Per me e thane me fjalet e albanologut te madh Fjodor Mihajllovic Dostojevskit ata Me popull nenkuptojne vetem popullin francez madje vetem parisienet dhe ju vjen turp qe populli yne nuk eshte i tille Shapovi tek djajte f. 29 ndash 30 Uegen 1999.

Momenti asht historik. Mtesa e tyne asht e qarte natyra e dyte Shteti u mundka dhe u dashka ti jape cilindo kuptim qe i volitet te pares natyres njerezore. Kesodore ndersa tek miti si rrefim si narracion Rozafa asht nje grue tragjike protoshqiptare tek frojdizmi postum bashkekohes Rozafa shnderrohet ne semundje ne rozafizem e humbet ftyren njerezore dhe bahet enigme shajni tmerr.

Dhe ja qe e permendem edhe mbaresen sufiksin vulen e fabrikes se aberracionit te shekullit te paranojave izmen Qe ende sot mbijeton ne konceptin lsquopostmodernizem qe kermezohet ne vepren e shkrimtareve e artisteve tane televizive veprat e te cileve jane jo pak. Postmodernizmi si filozofi e artit kontraceptual.

Por ata qe jane kambekrye ne shekullin e XX jane ne radhe te pare gazetaret. Nuk kane faj. Duke mos mujte me ia dale ne krye tane asaj literature i kane lane pothuejse tane librat hape dhe pa u shpike ndonje preparat qe mundeson leximin simultan ne shume gjuhe te panjohuna nuk kane shpresa me i mbylle ndojhere. Mjafton ti hapni gazetat e gjeni se Aidsi vazhdon me u quejte semundja e shekullit. Ne shekullin e XXII a mbase ndryshon Keshtu tek ne. Kurse ne televizionin italian ka nje program qe quhet 900 dhe drejtohet per bukuri nga Pippo B. cka te konfirmon se ata te shekullit te shkuem si te tundun qe jane as tuten as shkulen vendi... Sigurisht nje kontrate e nenshkrueme ne shek. e XX ka ma shum vlere se nji kontrate e shekullit te ri qe asht vetem dhete vjec. Mbasi iu kane ra dhambet kane vu proteza te fuqishme dhe oreksi vetem iu shtohet.

Nje moment tjeter qe ma konfirmon faktin se intelektualet tane vuejne prej ngercit te shekullit te shkuem asht kriticizmi monotematik i vete ngercit. Ky ngerc mbahet gjalle nga vete folitika e tyne e pafundme. Me misionin e tyne qe nepermjet emisioneve me shikueshmeri te nalte lexo me pasivitet te nalte nga ana e shikuesve me dekonstruktue cdo mit e perfundimisht me dekonstruktue cdo strukture narrative e logjike qe kemi trashegue dhe ruejme deri sot.

Atyne qe metojne se politikanet i kemi ne shekullin e XIX u duhet thane se per vete jane ne shekullin e XX dhe te pjesa ma josubstanciale e ketij shekulli tek karaokja e opinionizmit mediatik. Tek vitet lsquo80 tek letra higjienike birra pa alkool cigaret light muzika disko pornokracia.

Te dyja palet meritojne vemendje. Politika sepse duke qene ne shekullin e XIX per vete ban fushate e mbledh vota tue iu premtue njerezve se i fut ne shekullin e XX. Por ai qe politika e quen shekulli i ri per ata ne fakt asht i kaluemi shekulli XX. Vengeroshe asht elita kulturore sepse me kategorite ideologjike te shekullit te njezet kallezon prapambetjen e politikes ne shekullin e nandembedhete.

Operacioni ma i rande qe intelektualet kryejne ka te baje me mitin.

Ne mbrojtje te narracionit

Mit ne origjinen e vet domethane narracion. Edhe vete historia ka ne zanafille kete kuptim. Opinionkeqberesit e mediave shqiptare procedojne ne menyren e intelektualeve te makinerive totalitariste ne fillim e ideologjizojne mitin mandej duke kritikue anen ideologjike qe i kane shtue vete e demitizojne ate. Por demitizimi nuk ka asnji kuptim ne vetvete pasi demitizim asht vete ideologjizimi i mitit duke ia heqe atij anen mitike adamitike narrative. Me cnarrativizue nje narracion ky asht kulmi i shitjes se ajrit te ferguem asht H2O2 i shitun per uje.

Ne te vertete qellimi i demitizuesve asht luftimi i mendesise totalitariste. Edhe kjo detyre e tyne ka nje vonese shekullore. Ne kushtet e post-totalitarizmit duhet pozitiviteti pohimi idete e reja.

Asht ma se e vertete qe sistemet totalitare sidomos nazizmi i Hitlerit e ka perdore mitin nje mit te dhunuem ideologjikisht per me perligje nje lufte te tmerrshme ndaj natyres njerezore per me e perdhunue ate rande. Por miti qe nuk i perket natyres se dyte ndash Shtet nuk ka faj per ket.

Thame se Shteti duke mos pase lidhje organike me natyren njerezore asht degjenerativ por natyra e dyte e vertete qe asht narracioni pjesa ma klasike e te cilit asht mitologjia i ka keto lidhje natyrore prandaj asht rigjenerative. Schellingu tek Philosophie der Mythologie thote se mitogjia prej thellesise prej kohezgjatjes dhe universalizmit asht e krahasueshme vetem me vete natyren.

Nuk asht e veshtire me verejte se operacioni themelor i totalitarizmave ka qene mitizimi i se tashmes. Meqe totalitarizmi nuk ka te ardhme por vec te tashme ai i mobilizon totalisht energjite intelektuale per me i dhane te tashmes universalizmin absolut qe ta baje ate nje kohe historike. Kete lloj mitizimi e bajne zakonisht ideologet ne pushtet. Ideologet qe nuk jane ne pushtet bajne te kunderten pra demonizimin e se tashmes.

Por e tashmja duhet paacute thjesht si energji proces dhe asht aq e hapun madje deri ne ate pike sa asht e hapun edhe mos me qene ma.

Nje personalit kozmo-historike qe e ka ndikue maksimalisht kohen tone dhe e ka ndikue shum ma teper se ata qe flitshin ne emen te tij si Marksi e paacute njeriun si thjesht njepermasor si prodhues si homo faber. Ai e injoroi homo narratorin por perfundoi vete i bame narracion nje narracion i merzitshem.

Tani do mendojne se po mitizoj narracionin por nese duhet te mitizojme dicka le te mitizojme bash narracionin Pasi narracioni asht shkolla ma e vjeter e njerezimit menyra ma klasike e edukimit dhe e njehsimit te pervojave.

Nuk asht e larget dita kur Unesco a sido qe te quhet atebote do ta shpalli narracionin si trashegimi te njerezimit trashegimi e dores se pare. Dita kur kesaj veprimtarie themelore do i caktohet nje date feste ne kalendar ka me qene per ne nje dite historike por ne historine e narracionit ka me shenue mbase daten e pensionimit te parakohshem.

Ne shekullin e shkuem Shteti e ka luftue mitin per me i zane vendin e lsquonatyres se dyte. Fitorja e Shtetit ishte aq e pamate sa tash kjo natyre e dyte e legjitimueme rrezikon me zevendesue edhe vete natyren mbasi te realizoje edhe shkaterrimin e institucionit te fundit klasik familjes.

Dalja nga shekulli XX asht edhe nje udhetim mbrapa ne kohe kur kjo nuk kishte ndodhe ende. Prej ketij udhetimi mund te rifitohet dicka ne favor te programit te ri kulturor te shqiptarise botes tone ku narracioni ende vepron.

Mire se vini ne shekullin e ri

Milano tetor 2010

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›