E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapen kufijte e BE-se me Lindjen

Nente vende kryesisht nga Evropa Lindore, i bashkengjiten sot zones Shengen, duke hapur keshtu kufijte tokesore dhe detare per 15 anetaret e tjere te Bashkimit Evropian. 21 dhjetori eshte nje date simbolike per miliona njerez qe jetuan ne Lindje pas perdes se hekurt. Keshtu, kufijte e Bashkimit Evropian zgjerohen qindra kilometra ne lindje te kontinentit te vjeter. Qe nga dita e sotme, zona e levizjes se lire do te shtrihet ne 24 vende te BE-se, pas nenshkrimit te marreveshjes Shengen nga Republika Ceke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia. Deri nje dite me pare, vetem 15 anetare te BE-se kishin nenshkruar kete marreveshje, duke u mundesuar shtetasve te tyre levizjen e lire mes vendeve. Ministri i Brendshem gjerman, Volfgang Shojble, ne perpjekje per te hequr friken e qytetareve gjermane nga hapja e kufijve me Polonine dhe Cekine, eshte shprehur se hapja e kufijve te BE-se me Lindjen eshte nje fitore per bashkimin e Evropes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›