Ish-Keneta sistemohet
Punimet per instalimin e tubacionit te nendheshem ne unazen e re te Durresit po shkojne drejt perfundimit. Behet fjale per rrugen Shkozet-Durres, 2 km e gjate, e cila do te kushtoje 465 milione leke gjithsej. Investimi qe ka filluar ne fillim te ketij viti eshte mundesuar me fonde te buxhetit te shtetit dhe pritet te perfundoje ne qershor te vitit 2008. Aktualisht, sipas projektit te hartuar, po punohet per hapjen e kanalit dhe vendosjen e nje tubacioni te dyfishte per ujerat e zeza. Per kete qellim jane perdorur tuba me diameter 2 m, te cilat do te rregullojne perfundimisht problemin e ujerave te zeza ne zonen e ish-Kenetes. Fillimi i kesaj pune ka nisur nga skaji i Shkozetit, nderkohe qe mbeten edhe rreth 100 metrat e fundit qe te perfundoje ky proces pune. Pas perfundimit te kesaj rruge, do te vazhdohet me asfaltimin dhe ndertimin e trotuareve nga te dy krahet e rruges, ne total 16 metra e gjere. Nga ana tjeter, edhe ndermarrjet e KESH-it dhe e Ujesjellesit kane hartuar projekte per sistemimin e furnizimit te zones me uje te pijshem, si dhe me rrjet te ri te shperndarjes se energjise elektrike. Ndertimi i rruges pritet qe te nxise nje zhvillim te shpejte te zones se ish-Kenetes, per shkak se zona lidhet me nje rruge bashkekohore me zonen industriale te Shkozetit dhe autostraden Durres-Tirane. A.K