Hapen kutitë e para në Selenicë e Delvinë, ja cilët kandidatë kryesojnë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para për Bashkinë e Selenicës në Vlorë. Janë hapur vetëm 6 kutitë e para, nga 42 në total.
Nga rezultatet paraprake, shihet se deri tani kryeson kandidati i Partisë Socialiste , Nertil Bellaj me 695 vota ose 63.35%. Në vend të dytë ndodhet kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” , Leonard Rakipaj me 402 vota ose 36.65%.
Ndërkohë, në Bashkinë Delvinë janë hapur tre kutitë e para të votimit nga 22 në total. Kandidati i PS, Besmir Veli kryeson bindshëm me 70.99%, ose 367 vota kundrejt Ilir Mehmetit të BF, i cili numëron 29.01%, ose 150 vota.
Lexo edhe: Hapen kutitë e para/ “Bashkë Fitojmë” forcë e tretë në Poliçan, nuk kalon dot as kandidatin e PD
Lexo edhe: Tropoja hap kutitë e para, Rexhë Byberi kryeson ndaj kandidatit të Sali Berishës
Lexo edhe: Ja pesë bashkitë ku kryesojnë deri tani kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
