Fitorja e Fredi Belerit, Vangjel Dule: Triumf! Ai do të jetë shembull për të gjithë krerët e bashkive
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve vendore në Himarë, që i dha fitoren kandidatit Fredi Beleri.
Në një prononcim për mediat Dulr tha se kjo nuk është thjesht një fitore por është triumfi i Fredi Belerit, i cili në këtë garë përballë kishte kryeministrin Edi Rama, qeverinë dhe strukturat shtetërore.
Megjithëse Beleri ndodhet pas hekurave pasi akuzohet për shitblerje të votave, Dule tha se arrestimi i tij është një padrejtësi dhe nuk ka asnjë provë.
"Në lidhje me rezultatin zgjedhor nuk ishte thjesht një fitore por një triumf për Belerin. Po shprehet qartë që ësh një padrejtësi ekstreme ajo që po ndodh me Belerin?Më akuzoni se u braktisa në Himarë, shikojeni rezultatin është një mësim i madh për të gjithë duhet që në vendin tonë të jemi realistë pasi vetëm kështu mund të avancojmë, Është një mësim i madh ky që po ndodh sot në Himarë.
Ne skishim një oponent politik përballë, kishte kryeministrin, qeverinë struktura shtetërore. Gjithsesi fjala e fundit i takon qytetarëve të cilët i falenderoj. Fredi Beleri do të jetë një shembull për të gjithë krerët në vend dhe Bashkai e Himarës do të ktheht shumë shpejt në një bashki që funksionon si një bashki europiane", tha Dule.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
