E Diel, 1 Nëntor 2026

Fisnik Qosja shpall fitoren: Kavaja iu kthye qytetarisë, ka reaguar kundër padrejtësive të PS dhe PD

Fisnik Qosja shpall fitoren: Kavaja iu kthye qytetarisë, ka reaguar

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fisnik Qosja ka shpallur fitoren në Kavajë.

Në një prononcim për mediet ai falenderoi qytetarë që i dhanë votën, ndërsa u shpreh se fitorja është rezultat i faktit që Kavaja është “e uritur” për liri e demokraci.

“Ne jemi qytetarë të Kavajës, nuk shohim ndasitë politike. Ishte një garë mes dy rivalëve politikë, qytetarët vendosën që të isha unë. Po të ishte e kundërta, edhe unë të njëjtën gjë do të bëja.

Edhe 3-4 kuti janë për t’u numëruar nuk besoj që do ndryshojë shumë. Kavaja iu kthye qytetarisë, sepse Kavaja nuk i duron padrejtësi dhe arrogancën, është qytet që reagon. Ka reaguar edhe kundër PD, edhe PS, edhe kundër njerëzve që u kanë bërë padrejtësi”, tha Qosja.

Ai pak më parë festoi më simpatizantë në selinë e PD, ndërsa në një moment u pa duke shtrënguar duart me kundërshtarin e tij politik, Redjan Krali, duke treguar kështu një gjest qytetarie.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›