Hapen kutitë e votimit, probleme në disa qarqe

Procesi i votimit ka nisur me disa probleme në disa qarqe të vendit, mungesa e bazës materiale apo e komisionerëve ka vonuar nisjen e procesit të votimit.
Në qendrën e votimit 1928 në shkollën "Partizani", në qarkun e Tiranës, puna ka nisur në orën 07:15 të mëngjesit, për shkak të mungesës së bojës. Dy persona nuk kanë gjetur emrin në listën e votuesve. Pjesa më e madhe e qytetarëve kanë votuar me kartë identiteti.
Kështu, ka nisur me disa probleme procesi i votimit edhe në qarkun e Korçës, Kolonjë, Devoll e Pogradec. Ndërkohë që në 2 qendra votimi në Bilisht votimi ka nisur një orë me vonesë dhe shkak për këtë është bërë mungesa e komisionerëve. Po ashtu edhe në komunën Shtyllë, qendrat e votimit nuk janë hapur për shkak se janë ndërruar komisionerët në momentin e fundit. Ndërkohë që në doganën e Kapshticës nuk ka radhë emigrantësh dhe gjendja paraqitet krejtësisht e qetë. Emigrantët kanë hyrë me bileta falas nga Greqia, pasi janë sponsorizuar nga partitë politike.
Në Pukë në tre qendra votimi nuk ka nisur ende procesi i votimit. Në qendrat 0396, 0367, 0367 votimi është bllokuar për shkak të mungesë së fletëve të votimit.
Në Tropojë, procesi i votimit ka nisur normalisht,votimi ka nisur në orarin e caktuar. Të parët që i janë drejtuar qendrave të votimit kanë qenë studentët. Vetëm në fshatin Balsh nuk ka nisur votimi pasi mungojnë mjetet e duhura.
Në Vlorë, njoftohet se në një qendër votimi nuk ka nisur procesi zgjedhor,pikërisht në qendrën numër 4498 në qytetin e Vlorës nuk ka nisur ende procesi i votimit. Shkak është bërë mungesa e bojës për tamponet e vulave. Ndërkohë që në qendrat n 4497, 4497/1 është para një interes i kënaqeshëm votuesisht.
Në qytetin bregdetar të Durrësit, janë hapur të gjitha qendrat e votimit dhe procesi ka nisur normalisht. Deri tani nuk ka pasur asnjë incident. Vetëm në një një qendër në Krujë procesi ka nisur me vonesë pasi eshtë dashur ndërrimi i qendrës së votimit. Në dy qendra votimi në Shkodër, në qendrën 270 e 276 nuk ka nisur ende votimit. Shkak është bërë vonesa e komisionerëve te PS-së. Ndërkohë që qendrat e tjera procesi ka nisur normalisht.
Në Elbasan procesi i votimit ka nisur normalisht, përveç një vonese nga ana e dy komisionereve të PSD-së. Ndërkohë nuk ka patur rradhe votimi, ndërsa theksohet se ,mosha e tretë ka qenë më e interesuara për të votuar. Nuk ka probleme me bazen materiale.
Ndërkohë që në qytetin e Gjirokastrës, procesi i votimit po ecën normalisht, e njëjta situatë paraqitet edhe në Permët dhe në Tepelenë. Në pikën kufitare të Kakavijës, ka një numër të vogël emigrantësh që kthehen.
Probleme me votimet janë shënuar në Qarkun e Fierit. Në fshatin, Kryegjatë
nuk ka nisur procesi pasi nuk është shpërndarë baza materiale
Në fshatin Rerëz, fletët e votimit kanë dalë mangët dhe në mes tyre janë futur fletë të bardha. Ndërkohë në fshatin Krac, banorët kanë bojkotuar zgjedhjet në shenjë proteste, pasi nuk është shtruar rruga kryesore e fshatit.
Në qytetin e Beratit, në qendrën e votimit të shkollës "1 maji" dhe në dy qendra të tjera në këtë qark, procesi i votimit nuk ka nisur për shkak të mungesës së bojës. Në Berat nuk vihet re pjesëmarrje e madhe në zgjedhje.
Procesi zgjedhor ka nisur normalisht në qytetin e Lezhës. Janëshënuar disa probleme të vogla që kanë ardhur për shkak të mungesës së komisionerëve dhe bazës materiale, por që tashmë janë zgjidhur.