E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet/ Ku votojne krerët e politikës?

Si qyetarët të thjeshtë, kutive të votimit i drejtohen sot edhe krerët e shtetit shqiptar, krerë të partive politike apo personazhe të tjera të politikës shqiptare.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, voton në njësinë numër 9 dhe qendra e votimit është ngritur në shkollën "Servete Maci".
Kryeministri Sali Berisha, voton në njësinë numër dy pranë Liceut Artistik.
Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, është votuese në qytetin e Shkodrës, të lagjia "Ndoc Mazi" dhe qendra e votimit është ngritur pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Kreu i opozitës, Edi Rama, është votues në njësinë numër 7 dhe si qendër votimi është shkolla "Pjetër Budi", brenda kësaj minibashkie.
Ish-kryeministri Fatos Nano voton në njësinë numër dhjetë te shkolla "Dora D'Istria", ndërsa ish-presidenti Alfred Moisiu është votues në njësinë numër 2 te "Shkolla e mesme ekonomike".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›