Zgjedhjet, 4 koalicionet që garojnë për fitore

Në zgjedhjet e 28 qershorit do të konkurojnë 34 subjekte zgjedhore, 33 prej të cilave janë grupuar në katër koalicione, dy të spektrit të djathtë dhe dy të majtë. Me votën e tyre qytetarët shqiptarë do të zgjedhin 140 deputetët e parlamentit të ardhshëm, ku forca politike që do të sigurojë shumicën parlamentare propozon më pas qeverinë që do të drejtojë vendin në katër vitet në vazhdim.Koalicionet në zgjedhjet e 28 qershorit 2009 janë:
Koalicioni i djathtë "Aleanca për ndryshim", i kryesuar nga Partia Demokratike në pushtet është grupimi politik më i madh në këto zgjedhje, me 16 parti.
Koalicioni i dytë i djathtë është "Poli i Lirisë", i drejtuar nga ish-kryeministri Aleksandër Meksi, që përbëhet nga 6 parti.
Dy koalicionet e majta konkuruese janë, "Bashkimi për Ndryshim" me pesë parti pjesëmarrëse dhe i kryesuar nga PS, dhe "Aleanca Socialiste për Integrim", i përbërë nga 6 parti dhe i drejtuar nga LSI, e ish-kryeministrit Ilir Meta.
Përveç 4 koalicioneve të mësipërme, në garën e sotme do të marrin pjesë dhe Partia "Ligj dhe Drejtësi", e drejtuar nga Spartak Ngjela, e cila do të konkurojë e vetme.