E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapen negociatat per anetaresimin e Serbise ne BE

Në ditën e dytë të samitit, i cili po mbahet në Bruksel,liderët e Bashkimit Europian vulosën marrëveshjen afatgjatë për buxhetin e BE-së.
Shuma prej 6 miliardë euro për të cilën u dakorduan përfaqësuesit europianë t’i përdorin për nxitjen e punësimit në dy vitet në vazhdim për programe trajnimi dhe punësimi për të rinjtë, u përshëndet edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila e cilësoi një hap të rëndësishëm drejt rritjes ekonomike.
Merkel tha se nuk duhet të mungojnë iniciativat që nxisin punësimin e të rinjve në një situatë si kjo ku një e katërta e njerëzve të moshës 18 deri 25 në BE janë pa punë.
Edhe kryeministri finlandez tha se nuk do të mungojë kontributi i tij në këtë fushë. Megjithatë ai e pa të pamjaftueshme aprovimin e kësaj shifre monetare nga BE-ja si mënyrë për të zgjidhur problemin e papunësisë.
“Idealja do të ishte që të gjitha shtetet anëtare të BE-së të përmirësojnë tregun e punës, duke krijuar vende pune reale për punësimin e të rinjve”u shpreh ai.
Diskutimet në vijim të liderëve europianë pjesëmarrës në këtë samit do të jenë lidhur me anëtarësimin e shtetit serb në BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›