Perfundon Samiti i Bashkimit Europian

Është mbyllur pa shumë dëme anësore dhe me shumë premtime samiti i fundit europian para zgjedhjeve në Gjermani në muajin shtator, të cilat konsiderohen shumë të rëndësishme nga të gjithë partnerët europianë.
9 miliardë euro janë vënë në dispozicion të shteteve anëtare për të marrë masat kundër papunësisë tek të rinjtë.
Presidenti i Komisionit Europian ka folur për sistemin e ri të shpëtimit të bankave. Ai ka sqaruar se brenda dy javësh komisioni do të janë një propozim për një mekanizëm të vetëm mbikëqyrës. Kjo do të thotë se në të ardhmen do të jenë bankat që do të paguajnë për gabimet e tyre dhe jo qytetarët.
Liderët europianë kanë vendosur një afat deri në fund të vitit për të aprovuar një zgjidhje për tu përballur në nivel europian me krizën bankare.
Eshtë konfirmuar dhe marrëveshja për buxhetin, me mbështetjen e Britanisë së Madhe ndërsa Gjermania dhe Franca janë ende të pavendosura për shkak të zgjidhjeve teknike.