E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shah Deniz II konfirmon TAP-in per transportin e gazit

Konsorciumi Shah Deniz zgjedh projektin TAP per eksportin e gazit ne Europe.

Ne nje konference per shtyp te mbajtur ne Baku te Azerbajxhanit, konsorcimun konfirmoi se TAP eshte zgjedhur te transportojne gazin e Shah Deniz II ne Europe.

Kjetil Tungland, drejtori menaxhues i TAP pas perzgjedhjes eshte shprehur:
“Jam shume i kenaqur se perzgjedhja per te transportuar gazin ne Europe eshte bere ne favor te projektit te gazsjellesit TAP. Ky ehste hapi i pare dhe me i rendesishmi ne hapjen e korridorit jugor te gazit dhe ashtu sic ne parashikojne korridori jugor i gazit do te kete nje rol te rendesishem ne sigurine energjitike dhe garantimin e furnizimit me gaz ne tregjet e europes jugore dhe perendimore. jam vertet i impresionuar me rezultatet qe TAP ka arritur dhe jam krenar se kam qene pjese e kesaj skuadre ne 3 vitet e fundit”.

Zgjedhja e TAP nga Shah Deniz II konfirmon se ky eshte projekti ekonomikisht dhe teknikisht me i avancuar per transportimin e gazit ne Europe. Mbeshtetja e vahzdueshme nga ana e KE dhe disa qeveri perforcon rendesine e TAP per axhenden europiane lidhur me energjine.

TAP do te transportojne gazin natyral nga fushat e Azerbajxhanit ne tregjet europiane.

Projekti i TAP do te transportoje gazin ne disa vende te europes jugore, perfshire ketu Bulgaria, Albania, Bosnia and Herzegovina, Montenegro, Croatia.

Kapaciteti fillestar i TAP do te jete 10 miliarde metra kub ne vit me synimin per te arritur ne 20 miliarde . aksioneret e TAP jane zvicerianet e AXCPO, STATOIL i norvegjise dhe E. ON RUHRGAS i Gjermanise

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›