E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapen portat e Misisipit per te parandaluar demet ne Baton Ruzh dhe Nju Orlins

Korpusi i inxhiniereve te ushtrise amerikane hapi nje shkarkues kryesor ne Lumin e fryre te Misisipit duke shkaktuar permbytjen e disa mijera shtepive dhe siperfaqeve te medha me te mbjella. Ky veprim pritet te rezultoje ne deme shume te medha duke permbytur 8 mije kilometra katrore keneta dhe toka bujqesore. Por hapja e portes pakeson rrezikun e demeve edhe me te medha per nje popullate me te madhe qe jeton ne bigjet e Misisipit.

72 kilometra ne veri te kryeqytetit te Luizianes ekspertet thone se shkulmet e ujit  nga porta e Morganxes do te sjelle ngritje e nivelit te ujrave deri ne 6 metra duke permbytur ferma dhe biznese ne nje zone qe deri ne shtunen ishte e banuar nga me shume se 25 mije njerez. Kolonel Ed fleming i Korpusit te Inxhiniereve e quajti kete veprim historik

Jo vetem qe eshte historik per shtetin e Luizianes dhe qytetin Morganxa por eshte edhe nje dite historike per vendin tone. E sotmja eshte dita e pare ne historine e vendit tone qe ne kemi hapur tri porta shkarkimi.

I fryre nga shkrirja e debores dhe shirat e pranveres Lumi Misisipi ka permbytur tashme qidra shtepi dhe biznese ka shkaterruar mijera hektare  te mbjella me miser dhe soje dhe tani rrezikon te permbyte qytete ferma dhe rafineri ne zonen nga Memfisi  ne Gjirin e Meksikes. Sipas llogaritjeve paraprake demet kapin shumen e nje miliarde dollareve.

Nese protat do te ishin mbajtur te mbylluara inxhinieret e ushtrise thone se demet ne qytetet me te medha ne jug do te kishin qene me katastrofike. Banoret e larguar nga zona kane thene se shteti kishte pak zgjedhje.

Ata thone se 30 deri ne 60 mije njerez ndoshta do te permbyten por varianti tjeter do te ishte permbytja e  Baton Ruzhit dhe Nje Orlinsit qe do te afektonte mbi nje milione njerez dhe do ti shkaktonte industrise miliarda dollare deme.

Por ky arsyetim nuk eshte i mjaftueshem per te qetesuar ata qe kane humbur ose do te humbasin shtepite vecanerisht ata qe nuk kane sigurime ne rast permbytjesh.

Per fat te keq ne nuk kemi sigurime per permbytjet. Kjo ka qene pakujdesi nga ana jone. Zakonisht ne paguajme per sigurime te tilla por meqe nuk ndodhi gje vitin e kaluar ne e lame jashte kete lloj sigurimi. Ne kemi patur probleme financiare dhe tani na duhet te vuajme pasojat.

Ekspertet thone se banoreve do tu duhet te paguajne me shume per shkak te permbytjeve te ketij viti. Ne Shtetet e Bashkuara kete vite eshte raportuar per 5 miliarde dollare deme nga fatkeqesite natyrore dhe me kete ritem sipas Qendres Kombetare te te Dhenave Klimatike do te tejkalohet rekordi i vendosur ne 2008-n qe kapi shumen e 9 miliarde dollareve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›