E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maria Shrajver ndahet nga Shvarcenegeri pasi meson tradhetine bashkeshortore

Nje gazete ne Los Anxhelos thote se gruaja e ish guvernatorit te Kalifornise Armold Shvarceneger e ka lene ate pasi mesoi se ai eshte babai i femijes se njeres prej punonjeseve te mirembajtjes se shtepise.

Gazeta Los Angelos Times citon Shvarcenegerin te kete thene se ai ia dha lajmin te shoqes Maria Shrajver pasi u largua nga politika ne fillim te ketij viti. Gazeta thote se femija i tij jashte martese ka lindur rreth nje dekade me pare. Gazeta thote se punonjesja e mirembajtjes se shtepise se tyre punonte prej 20 vitesh me ta dhe se doli ne pension ne janar.

Javen e kaluar Shvarceneger dhe Shrajver qe kane qene te martuar per 25 vjet njoftuan ndarjen ne nje kohe sipas tyre te nje tranzicioni te madh personal dhe profesional. Shvarcenegeri e la detyren ne Janar mbas 7 vitesh si guvernatori i Kalifornise. Me pare ai ka patur nje karriere te gjate e te suksesshme si aktor filmash ne Hollivud.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›