E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni bajpas ne stomak sheron pacientet me diabet te tipit 2

Operacioni bajpas ne stomak mund te jete menyra me e mire per te luftuar diabetin e tipit 2. Qendra per kontrollin e semundjeve CDC parashikon se ky operacion mund te perdoret per trajtimin e diabetit te tipit 2. Miliona amerikane vuajne nga ky lloj diabeti dhe nga kjo procedure brenda 50 vjeteve te ardhshem mund te afektohet rreth 1 e treta e amerikaneve te rritur. Nje grup ekspertesh te shendetesise e mbeshteten kete menyre trajtimi kirurgjik duke e quajtur si rrugen me te mire per te luftuar Diabetin. Kolegu Astrit Lulushi sjell hollesi.

Mjeket kane zbuluar se operacioni bajpas ne stomak mund ta sheroje thuajse menjehere pacientin me diabet te tipit 2.

Dr. Phil Schauer i klinikes se Klevelandit thote se pacienti mund ta nderprese marrjen e insulines brenda pak oreve pas operacionit.

Gjate operacioni gastrik bajpas mjeket zvogelojne stomakun keshtu qe personi ha me pak. Gjate operacionit mjeket shkurtojne zorren dhe kjo e ben pacientin te marre me pak kalori. Por ne cmenyre kjo procedure normalizon nivelin e sheqerit ne gjak kjo nuk eshte e qarte. Doktor Schauer thote se efekti i shpejte i ketij operacioni ka te ngjare se shkaktohet nga nje hormon qe prodhohet nga lengjet gastrike ne zorre.

Katy Wiley ka vuajtur nga diabeti per 16 vjet. Ajo ishte mbi peshe dhe si pasoje e semundjes e kishte te veshtire te kryente rregullisht ushtrime fizike. Pak pas operacionit bajpas ne stomak Katy nuk kishte me nevoje te merrte insuline dhe shume shpejt humbi rreth 35 kilogram te peshpes se tepert trupore. Nga mos marrja e insulines - tani e shendeteshme - ajo ka shpetuar nga shpenzimet mjekesore dhe punon cdo dite. 

Virusi i te ftohurit dhe kanceri

Mijera shkencetare jane duke u perpjekur per ti dhene fund kancerit ne nivel mikroskopik. Shkencetare ne Institutin Salk per Studime Biologjike kane zbuluar se virusi qe shkakton te ftohurit e zakonshem mund te perdoret per te goditur qelizat kanceroze. 

do dite 3400 njerez ne Shtetet e Bashkuara diagnostikohen me kancer dhe 1500 te tjere  vdesin nga kjo semundje.

Nje studim i ri botuar ne revisten Natyra jep hollesi se si shkencetaret perdorin virusin e te ftohurit te zakonshem per te goditur qelizat kanceroze ne trupin e pacientit.

Zakonisht nje qelize e parregullt eshte programuar per tu veteshkatrruar qe tumori ose infeksioni te mos perhapet. Shkencetaret thone se nje gjen i quajtur P53 vret qelizat e demtuara para se ato te shumefishohen. 

Por tumoret mund ta paaftesojne gjenin P53. Edhe virusi qe shkakton te ftohurit e zakonshem eshte gjithashtu ne gjendje ta beje te paafte kete gjen. Gjate punes se tyre shkencetaret e modifikuan virusin e te ftohurit duke eleminuar aftesine e tij per te nxjerre jashte perdorimit gjenin P53 - pastaj virusin e ndryshuar e futen  ne qelizen kanceroze. Shkencetaret vune re se virusi vrau qelizat e demtuara pa prekur qelizat e shendeteshme. Autoret e studimit thone se keto rezultat mund tu vijne ne ndihme mjekeve per te perdorur menyra te reja per te goditur tumoret dhe per te penguar perhapjen e kanncerit.

Rritja e Numrit te Recetave per fibrate

Miliona amerikane marrin barna me recete per uljen e nivelit te kolesterines. Fibratet jane nje grup barnash qe mjeket rekomandojne per pacientet qe nuk mund te marrin barna te grupit Statin gjithashtu per uljen e kolesterines. Fibratet shpesh u shtohen barnave statin ne raste te nje terapie te kombinuar.

Por studimet e koheve te fundit tregojne se shtimi i Fibrateve ne barna Statin nuk sjell ndonje permiresim tek pacientet me nivel te ulet kolesterine qe kane edhe diabet. Megjithate rezultatet e nje studimi botuar ne JAMA Revista e Shoqates Amerikane te Mjekesise tregon se recetat per barna Fibrate u rriten me shume se 117 perqind gjate vitit 2009 ne SHBA ndersa ne Kanada niveli i perdorimit te Fibrateve nuk ndryshoi.

Disa eksperte shqetesohen se kjo rritje tregon nje triumf te marketingut ndaj mjekesise. Rreth disa barnave per uljen e kolesterines ekzistojne edhe shqetesime te tjera. Disa thone se ato u reklamohen pacienteve nga mjeket dhe kompanite farmaceutike pa u provuar si te efektshme a perfituese per shendetin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›