E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapësira moderne për mbi 800 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Sejdi Dida” në Krumë

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Sejdi Dida” në Krumë, Has, do të kenë hapësira moderne dhe bashkëkohore këtë vit të ri shkollor.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla e rikonstruktuar.

“Kjo shkollë ka rilindur duke u kthyer në hapësirë moderne dhe bashkëkohore për të pritur nxënësit dhe mësuesit. Me investimin e Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë Has, mbi 800 nxënës do të kenë në dispozicion klasa të reja, laboratorë modernë, bibliotekë dhe terrene sportive”, theksoi Kumbaro.

Kumbaro u shpreh se “fëmijët e Hasit e meritojnë një shkollë të re, ku të mësojnë, socializohen dhe të zhvillojnë talentet e tyre edhe përtej orarit mësimor”.

Viti i ri shkollor do të nisë të hënën më 14 shtator, me 42 shkolla dhe terrene sportive të reja në të gjithë vendin, ndërsa vetëm në Tiranë do të hapin dyert 8 shkolla të reja.

Shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida” në Krumë, Has 1 nga 8

/k.s/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›