E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hapësirat publike në plazhin e Divjakës – Vijë e gjatë bregdetare, pushoni në zona të sigurta

Në pesë vitet e fundit në plazhin e Divjakës nuk ka rritje të çmimeve duke bërë që kjo zonë të ketë frekuentues të rregullt, familjarët. Vija e gjatë bregdetare prej 10 kilometrash ofron hapësira të shumta për plazhe publike. 

Në këto kushte kryetari bashkisë Divjakë kërkon nga qytetarët që të shfrytëzohen për të pushuar ato zona ku ka infrastrukturë dhe janë të mbuluara me roje plazhi. Ndërkohë apelon për ndërgjegjësim më të lartë në mbajtjen pastër të mjedisit

“Problemi që na ndodh është që qytetarët kërkojnë të largohen dhe kjo sjell rrezik për veten e tyre dhe ndotja është më ë madhe”, u shpreh Kryetar i bashkisë Divjakë, Josif Gorreja .

Midis bizneseve që ofrojnë shërbime pushimi ,këtë vit është bërë e detyrueshme  lënia e hapësirave për plazh publik në një gjatësi rreth 50 metër.

“Numri pushuesve këtë vit është më i lartë, arsyeja janë çmimet”, u shpreh një pushues.

Dhjetë kilometër është hapësira e vijës bregdetare në plazhin e Divjakës për pushuesit. 70% e saj është plazh publik dhe vetëm 30%  shfrytëzohet nga bizneset , të cilët operojnë vetëm gjatë sezonit veror.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›