Hapesirat publike, "tronditje" bizneseve te vogla
Bashkia e Tiranes ka marre se fundmi nje iniciative per lirimin e hapesirave publike te zena nga subjektet tregtare, ne menyre te paligjshme dhe qe pengojne levizjen e lire te qytetareve. Sipas burimeve nga bashkia e Tiranes, nje nisme e tille konsiston ne largimin e objekteve te ndryshme qe subjektet tregtare nxjerrin ne shitje, ne lirimin e hapesirave publike te zena padrejtesisht nga keto subjekte, largimin e reklamave te vena neper shtylla, te posterave ne menyre te paligjshme, si edhe zenien e vendeve per parkime, kur nuk eshte paguar taksa e posacme e baskise. Ne kete menyre, duket se pasojat e lirimit te hapesirave do te bien mbi bizneset e vogla, apo edhe mbi tregtaret ambulante. Zona e pare ku eshte nderhyre per lirimin e hapesirave publike, eshte zona e stacionit te trenit, ku jane detyruar te gjitha subjektet tregtare, te largojne objektet te cilat kane zene rrugen, duke perfshire edhe baret me karriget neper trotuare, si edhe jane hequr te gjitha piketat e vendeve te parkimeve, kur nuk jane me pagese. Nisma e bashkise se Tiranes per lirimin e hapesirave publike, do te vazhdoje gjate gjithe muajit nentor, duke nderhyre ne te gjitha rruget problematike te Tiranes. po ne kuader te shfrytezimit te hapesirave te lira ne dobi te qytetareve, bashkia ka ndermarre edhe projekte qe lidhen me rikualifikimet urbane, duke ndertuar kryesisht kopshte dhe parqe para pallateve. Ato do te kene ne brendesi shkurre dekorative, bar, si dhe kumbulla te kuqe.