Hapet Salloni i Gjilanit
Në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë nga Komuna e Gjilanit, në Galerinë e Qytetit të Gjilanit, në praninë e artëdashësve gjilanas dhe atyre kosovarë, të hënën u hap ekspozita tradicionale për artistët e kosovarë ‘Salloni i Gjilanit" për vitin 2012.
Të pranishmit, në emër të Shoqatës së Arteve Pamore të Gjilanit, i përshëndeti piktori Avni Behluli, i cili tha që shoqata po punon në funksion të promovimit të vlerave të mirëfillta kulturore në Gjilan.
Hapjen e edicionit të katërt të ekspozitës tradicionale Salloni i Gjilanit në Gjilan e bëri Veton Nevzadi, drejtor për Rini, Kulturë dhe Sport i Komunës së Gjilanit, i cili me këtë rast në emër të kryetarit Mustafa falënderoi komunitetin e gjerë të artistëve gjilanas për punën e vazhdueshme që po e bëjnë për të mbajtur dhe avancuar vlerat artistike në nivel komune dhe vendi. Nevzadi me këtë rast tha që Gjilani po bëhet një eksperiencë e bukur kulturore për këdo që jeton në këto hapësira.
Çmimin e parë të Sallonit të Gjilanit e fituan Eshref Qahili (pikturë), Ahmet Ibrahimi (pikturë) dhe Arta Llapashtica (grafikë).