E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet TEG qendra mee madhe tregtare ne rajon

TIRANE- Tirana East Gate TEG qendra me e madhe tregtare ne Tirane dhe ne rajon eshte inauguruar sot me pranine e kryeministrit Berisha dhe te vete ambasadorit te SHBA-se Aleksander Arvizu te cilet kane prere dhe shiritin.
Neser qendra tregtare e njohur si TEG do te jete e hapur per te gjithe qytetaret.
Berisha tha se inaugurimi i kesaj qendre eshte ngjarja me e madhe ne historine e tregut ne Shqiperi si dhe dhurata me e bukur per shqiperine ne 100 vjetorin e pavaresise.

Ai shprehu mirenjohjen e tij per sipermarresit tregtare te kesaj qendre dhe tha se qeveria do te beje gjithcka se besimi i tyre te shnderrohet ne nje histori te vertete suksesi.
Nje miku im tha se duke vizituar qendren besoja se jam ne Paris France por une i sugjerova atij ta vizitoje edhe nje here qe te kuptoje se eshte ne Shqiperi pasi ky eshte nje investim shqiptar nje ndertim ne nje kohe rekord prej 18 muajsh tha Kryeministri Berisha.

Nderkohe drejtori Ekzekutiv i Balfin Group Samir Mane u shpreh se Teg do te sjelle nje eksperience te re me produkte shqiptare dhe te huaja . Perfaqesues i Fondit Shqiptar te Sipermarrjeve tha se ishte krenar per kete bashkepunim. Kjo qender tregtare eshte nga ato investime qe nderojne Shqiperine tha me tej ai.
Te pranishem ne kete ceremoni ishte dhe kreu i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha.
Qendra tregtare e quajtur Tirana East Gate Porta Lindore e Tiranes me vendndodhje ne Jug- Lindje te Tiranes konsiston ne 39000 m2 per perdorim te shitjes me pakice argetim dhe ambiente zyrash. Qendra eshte me dy kate. Gjithashtu perfshihen minimumi 1500 vende parkimi nen toke dhe mbi toke ambiente argetimi restorante boeling 6 kinema te pershtatura lojra bilardo qendra te vogla fitnesi dhe pishina te mbyllura supermarke dhe dyqan elektronik.
Arkitekti projektues i ketij projekti eshte Laguarda Loe nga Teksas SHBA projektuesi i struktures eshte Conisbee nga Anglia ndersa projektuesi mekanik dhe elektrik eshte Curona Design nga Anglia.
Kjo qender ka avantazhin sepse ne afersi eshte planifikuar te kaloje Unaza e Madhe si dhe eshte e vetmja qender tregtare e aprovuar per kete zone gjeografike ne Tirane.
Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim BERZH duke synuar te rrise standardet dhe te nxise konkurrencen ne sektorin e shitjeve me pakice ne Shqiperi ndihmoi me nje hua prej 24 milione euro per ndertimin e qendres me te madhe tregtare ne vend. Kjo hua ndihmoi kompanine Tirana East Gate nje prej kompanive kryesore ne fushen e pasurive te patundshme ne Shqiperi dhe pjesetare e Balkan Finance Ivestment Group Balfin per te zhvilluar dhe ndertuar nje qender moderne tregtare dhe argetimi ne Lunder komuna e Farkes 4 km ne juglindje te Tiranes

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›