E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet Tirana East Gate


Në pjesën lindore të kryeqytetit, prej nga ka marrë edhe emrin, është vënë në funksionim 18 muaj pas nisjes së ndërtimit qendra më e madhe tregtare në Shqipëri, “Tirana East Gate”.

Qendra është një investim prej 104 milionë eurosh dhe investitorët e saj, “Balfin Group”, kompania më e madhe private në Shqiperi, dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, planifikojnë të punësojnë direkt 2 mijë persona dhe indirekt 2 mijë të tjerë.

Për kryeministrin Sali Berisha ky investim, si dhe prania e rreth 160 bizneseve, përfshirë dhe emra të njohur botërorë, është një nga treguesit më të mirë të besimit tek Shqipëria.

“Një ditë një miku im më thoshe se, “e vizitova qendrën dhe se gjatë gjithë vizitës time atje mendoja se mund të gjendesha në Paris, Nju Jork, Londër dhe cdo kryeqytet të botës”. Mikut tim i sugjerova: “vizitoje edhe njëherë dhe mendo se kjo është Shqipëria”. E vërteta është se kjo është Shqipëria. Ky është një investim shqiptar”, u shpreh kryeministri Berisha në ceremoninë e inaugurimit.

Një nga risitë që sjell qendra tregtare “Tirana East Gate” është prania e rrjetit të hipermarketeve në Europe, “Carrefour”, që me rreth 3 mijë produkte synon të kënaqë interesat e cdo familjeje.

“Kjo qendër do sjellë një eksperiencë të re blerjesh, me dyqane sipas normave dhe standarteve evropiane dhe me cmime të lira e konkurruese”, deklaroi menaxheri i qendrës tregtare, Samir Mane.

Investitorët dhe bizneset synojnë që me shumëllojshmërinë e markave dhe produkteve, hapësirat për argëtim, si dhe baret dhe restoranet, ta shndërrojnë “Tirana East Gate” në një nga pjesët më tërheqëse të kryeqytetit.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Aleanca Kuqezi, në Vlorë për pavarësinë
Në prag të festave të nëntorit, të shtunën në qytetin e Vlorës, Aleanca Kuqezi do të shpalosë një flamur gjigand. Dokument rajonal për lumin Drin
Nevoja e një mirëmenaxhimi të burimeve ujore në rajon e në vecanti të lumit Drin ka mbledhur në Tiranë ministrat e Mjedisit të vëndeve ballkanike.
Bulqizë, inspektohet miniera “ende me probleme”
Aty ku pritej të hapej drita jeshile për 600 minatorët e Bulqizës për të filluar punën në këtë minierë, inspektor të dërguar nga Ministria e Ekonomisë nuk e kane dhene kete leje.
Lumi Mat, inertet merren jashtë afatit ligjor
Në mes të ditës në një periudhë kur ndalohet me ligj shfrytezmi i shtratit të lumenjeve për të marrë inerte, disa kamione dhe mjete të renda gërmonin në lumin Mat.
Mbrojtja e trashëgimisë kulturore
Rëndësia e mbrojtjes së objekteve kulturore dhe lufta kundër trafikimit të tyre ishin cështjet kryesore që u diskutuan në një takim ndërmjet ekspertëve ndërkombëtarë, Ministrisë së Kulturës dhe përfqësuesve të UNESCO-s dhe OKB-së.

Lajmet kryesore

Kuvend, vijojnë debatet për buxhetin
Berisha e mbron, Ruci e kundërshton
Kuvend, replika Blushi-Berisha
Bruksel, Rama takon Papandreun
"Veriu", akuza qeverisë së Thacit
Dokument rajonal për lumin Drin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›