E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA San Antonio kalon ne finalen e madhe

San Antonio është kualifikuar për në finalen e madhe në NBA.
Skuadra katër herë kampione e kampionatit më të bukur të basketbollit në botë, ia doli pasi mundi 4-0 Memfisin në finalen e Konferencës së Perëndimit.
Ndeshja e katërt u luajt sërish në Memfis dhe sërish San Antonio ia doli mbanë duke fituar 93-86. Sipas zhargonit të NBA-së, fitorja pa asnjë humbje quhet “fshirje me fshesë”.
Toni Parker ishte në nivele tepër të larta duke shënuar 37 pikë. Veterani Tim Dankën po ashtu ndihmoi me 15 pikë duke kapur edhe 8 topa në tabela.
Memfis u udhëhoq nga Pondekster, që shënoi 22 pikë, dhe vetëm në një moment ishte pranë barazimit, në rezultatin 89-86, por Parker mbylli diskutimin.
San Antonio kthehet në finale për herë të parë që nga viti 2007 kur doli kampione e NBA-së. Brezi i Parkerit dhe Dankënit kërkon trofeun e katërt në karrierë.
Spërs pret në finale fituesen e finaleve në Konferencën Lindore, për të cilën sonte duke u gdhirë e mërkurë, do të luhet ndeshja e katërt mes Indianës dhe Majemit. Rezultati është 2-1 për Majemin, kampion në fuqi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›