E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet klinikë dentare në Shtëpinë e Gjyshërve në Shkodër

TIRANË, 18 shkurt /ATSh/ Në Shtëpinë e Gjyshërve në Shkodër është hapur një klinikë dentare në shërbim të moshës së tretë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton se kjo klinikë vjen krahas shërbimit të fizioterapisë që tashmë ofrohet në ambiente tërësisht të rinovuara dhe funksionale.

MShMS bën me dije se me këto dy shërbime krijohet një paketë më e plotë kujdesi shëndetësor brenda vetë qendrës, duke e bërë jetesën e gjyshërve më të lehtë, më të sigurt dhe më cilësore.

Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt garantimit të dinjitetit, mirëqenies dhe shëndetit të të moshuarve, duke krijuar kushte moderne dhe shërbime të specializuara që i përgjigjen nevojave të tyre të përditshme.

/e.i/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›