E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatet Romney dhe Gingrich dominojne debatin ne Ajova

Pretendentet republikane per President zhvilluan dje nje debat ne qytetin e Des Moines te shtetit te Ajovas shtet ne te cilin do te mbahen edhe votimet e para te zgjedhjeve paraprake ne me pak se nje muaj.

Zoti Newt Gingrich ish Kryetar i Dhomes se Perfaqesuesve eshte shfaqur kohet e fundit prej anketave si kryesuesi i gares. 

Kundershtari kryesor i zotit Gingrich ish Guvernatori i Masacusetsit Mitt Romney e pershkroi kandidatin Gingrich si nje person i brendshem ne qarqet e Washingtonit i cili nuk ka pervojen e duhur per te permiresuar ekonomine  amerikane ne krize.

Une e di se si funksionon ekonomia dhe besoj se amerikanet duhet ti thone mirupafshim Presidentit Obama dhe duhet te zgjedhin nje republikan per te cilin ata besojne se e ka te qarte se si te riparoje serish ekonomine amerikane dhe se si te krijoje vende pune per shtresen e mesme te popullsise.

Zoti Gingrich tha se ai do te kryente me se miri punen e Presidentit dhe theksoi mbeshtetjen e tij per ligje te krijimit te vendeve te punes te presidenteve te meparshem perfshi Bill Klinton dhe Ronald Regan.

Ne rolin e Kryetarit te Dhomes se Perfaqesuesve une kam punuar me Presidentin Klinton duke zbatuar nje plan shume te ngjashem dhe ne arritem te krijonim rreth 11 milione vende te reja pune ne nje periudhe 4 vjecare cka solli nje ulje te papunesise ne 42 perqind. shte nje strategji qe fillon thjesht me uljen e taksave me pak rregulla nje plan mbi forcen amerikane dhe nje qendrim pozitiv ndaj njerezve qe krijojne vende pune.

Debati i djeshem u zhvillua me pak se nje muaj para aktivitetit te pare zyrtar te Partise Republikane ne kuadrin e zgjedhjeve paraprake per President te vitit 2012.

Diskutimi midis kandidateve perfshiu paraqitjen e pikepamjeve te tyre mbi politikat e jashtme imigracionin dhe shendetesine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›